Nga janari i vitit të ardhshëm, për çdo fëmijë të lindur do të ketë bonuse të shumëfishuara në krahasim me tani e në varësi të numrit të fëmijëve.
Rama tha se, “nga 1 janari, fëmija i parë, çdo fëmijë i parë i një çifti do të marrë 8-fishin e kontributit, bonusit pra 400 mijë lekë. Fëmijë i dytë, 16-fish të bonusit 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë 24-fish 1 milion e 200 mijë lekë”. Këto shuma do të shkojnë për të gjithë fëmijët e porsalindur në Shqipëri”.
Aktualisht bonusi për fëmijët e porsalindur është 5 mijë lekë. Në një artikull të publikuar në numrin e fundit të revistës së Businessmag.al, ekonomisti Koço Broka pati theksuar se vendit i duhet një politikë nataliteti. Aktualisht sipas shifrave zyrtare, niveli i lindjeve është më pak se dy fëmijë nga një çift, ndërsa lindshmëria nevojitet të jetë 2.1 për të ruajtur nivelin aktual të popoullsisë.
Lexo: Ulja e lindjeve?! Koço Broka: duhet politikë nataliteti
Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga fillimi i këtij viti ka pasur një rënie reale të popullsisë, për shkak të uljes së lindjeve. Në tremujorin e dytë, shifrat vijuan të jenë negative. Shtesa natyrore e popullsisë ra gati 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto