Si të bëni realitet ëndrrat tuaja?

Si të bëni realitet ëndrrat tuaja?


Po sikur t’ju thosha se arritja e ëndrrave tuaja është shumë më e lehtë sesa mund të duket?

E vërteta është që ju mund të arrini pothuajse çdo ëndërr ose qëllim, që mund të keni me metodat e duhura. Dhe, këto metoda janë të arritshme nga kushdo.

Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë apo jo? E pra, mund të befasoheni se sa lehtë mund të arrini ëndrrat tuaja.

Lexoni: Sipërmarrësit, ëndërrimtarët që përshtasin vizionin me realitetin e tyre

Më poshtë BusinessMag ju tregon 10 hapa të thjeshtë që ju duhet të ndërmerrni në mënyrë që të arrini çdo qëllim që keni vendosur.

1. Ndajini ëndrrat tuaja në mini-qëllime të vogla
2. Përcaktoni një Qëllim të qartë për çdo interes që keni
3. Përafroni këto qëllime me vizionin ose qëllimin tuaj përfundimtar
4. Qëllimet e vendosura duhet t’ju frymëzojnë
5. Listoni të gjitha qëllimet tuaja me detaje specifike
6. Përkushtohuni që të arrini secilin nga qëllimet e vendosura
7. Flisni për qëllimet tuaja me njerëz të tjerë në mënyrë që t’ju ndihmojnë të motivoheni
8. Vendosni qëllime të përditshme, javore dhe afatgjata
9. Për 10 minuta në ditë, imagjinoni arritjen e qëllimeve tuaja
10. Nërmerrni çdo ditë një hap drejt arritjes së qëllimeve të vendosura

/lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0