Telefonat e rinj të Huawei kanë shënuar një rekord shitjesh për vitin 2018.
Ky nuk është një lajm i shkëlqyer vetëm për kompaninë, por edhe për industinë e smartfonëve. Për 7 vite me rradhë, dy vendet e para janë dominuar nga Apple dhe Samsung.
Samsung vazhdon të mbetet në krye të ‘zhinxhirit ushqimor’. Ai shitur më shumë se 70 milionë telefona në tremujorin e fundit, duke shënuar një rënie prej 10 përqindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Lexoni: Huawei prezanton smartfonin e tij të parë me 8GB RAM
Në total, Huawei ka arritur 15% shitje të smartfonëve, ndërkohë që Apple renditet i treti me vetëm 11%.
Rritja e vazhdueshme e Huaweit është mbresëlënëse sipas ekspertëve. Pritet që ky trend do të vazhdojë derisa të shkojmë në një epokë me smartfonë ultra-premium.
/DigitalTrends
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto