Lediani ka krijuar një core-team këtu në Shqipëri me talente të rinj të apasionuar pas teknologjisë, programimit dhe biznesit. Në Shtator do të vijnë me lançimin e 3 startup-ve me të cilët kanë muaj që punojnë. 2 prej të cilëve do të lançohen në tregun shqiptar dhe tjetri në Itali. Projektet do të kenë drejtues të ndryshëm.
Lexoni: WeAreAlbania: Një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë
Si kompani bazën do e kenë në Tiranë, por në planet e Ledianit është zgjerimi i startup-it edhe në Itali, aty ku ai do të ndjekë 3 vite studim.
Gjithashtu nga Shtatori do të rilançojnë portalin WeAreAlbania me dizajn dhe fokus të ndryshëm nga zanafilla e tij.
“Krahasuar me një vit më përpara startup-i është më i zhvilluar, por dhe ne si grup kemi fituar eksperiencë të vlefshme që të mos përsërisim gabimet e mëparshme,” shprehet Lediani.
Ndërsa BusinessMag pyet për realizimin e objektivave të vendosura në fillimet e tyre Ledian na thotë se shumë prej tyre janë realizuar tashmë, si për shembull, ndërtimi i startup-it nga ana teknike, krijimi i grupit dhe gjithashtu përfundimi i modelit të biznesit.
“Nga trajnimi që mora në Silicon Valley, aktualisht po ndryshoj disa nga pikat dhe mentalitetin se si punohet në një startup,” thotë ai.
Lexoni: Ledian Shera, i riu që po prek ëndrrën e Silicon Valley
Në lidhje me vështirësitë me të cilat është përballur në rrugëtimin e tij, Lediani na thotë se kanë qenë mosha shumë e re dhe eksperienca e pakët, pasi gjatë rrugës bëhen shumë gabime që mund të evitohen.
“Ekipi mbetet një ndër faktorët kryesorë të dështimit apo suksesit në një startup, pasi sa vjen dhe bëhet më e vështirë dhe sfiduese gjetja e personave të duhur.”
Gjithashtu një faktor tjetër është tregu i vogël dhe mundësitë e pakta financiare për t’u zgjeruar në tregje më të mëdha.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
