Gjatë verës janë mbyllur dhjetëra biznese, madje edhe hotele e ristorante të njohur, pasi janë gjentur në shkelje (të paregjistruar, ose nuj jepnin faturë për të disatën herë).
Në dy muaj e gjysëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tregon se numri i bizneseve të regjistrura në bregdet është rritur 58%. Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë. Pork jo nuk nënkutpon aspak se kemi 58% më shumë biznese në bregdet. Thjesht më shumë se gjysma e bizneseve janë regjistruar, pasi punonin prej kohësh në të zezë. Flasim për më shumë se 1500 biznese në pesë qytetet bregdetare.
Lexoni: Tatimet: bizneset që u hapën këtë vit 6 herë më shumë se ato që u mbyllën
Përmes një njoftimi zyrtar, Tatimet bëjnë të ditur se administrata do të vazhdojë kontrollet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e konkurrencës së ndershme, rritjen e të ardhurave, si dhe reduktimin e shkallës së informalitetit, teksa sezoni veror është në kulmin e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.