Turqia bojkoton iPhone. Erdogan: "Do të mbrojmë pavarsinë e ekonomisë sonë"

Turqia bojkoton iPhone. Erdogan: “Do të mbrojmë pavarësinë e ekonomisë sonë”


Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan njoftoi sot se vendi do të bojkotoj të gjitha paisjet elektronike që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, kjo pasi Presidenti Donald Trump ndryshoi tarifat e reja në rajon që e bënë monedhën turke (lira) të arrijë një nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Kjo deklaratë, e cila prek në mënyrë të veçantë Apple, do të rrisë tensionet midis dy vendeve (dhe dejtuesve të tyre), e nuk do ta prek aspak gjigandin e teknologjisë.

Lexoni: Turqia drejt recesionit. Lira nuk ndal rënien

“Nëse ata kanë iPhone, është dhe Samsung në anën tjetër. Ne kemi Vestel Venuus në vendin tonë,” tha Erdogan gjatë deklaratës për anëtarët e partisë së tij konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim

“Së bashku me njerëzit tanë, ne do të qëndrojmë të vendosur kundër dollarit, këmbimit valutor, inflacionit dhe normave të interesit. Ne do të mbrojmë pavarsinë e ekonomisë sonë duke qëndruar të bashkuar.”

Kjo strategji e re e Erdogan, efektin më të madh e ka tek populli i tij sesa te çdo kompani amerikane. Me fjalë të tjera, Turqia ka më shumë nevojë për iPhone, sesa iPhone për Turqinë.

Vetëm 17.41% e popullsisë turkq zotëron një iPhone.

Kjo do të thotë se nga 41.09 milionë përdorues të smartfonëve në Turqi, 7.15 milionë prej tyre përdorin Apple, që është vetëm 1.02% e 700 milionë përdoruesve të iPhone në botë.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0