Flasim për markën ndërkombëtare në fushën e hotelerisë Hilton. Në Bulevardin Gjergj Fishta, përgjatë unazës, në pallatin Albas, shfaqet hyrja tipike e Hilton, ndërsa brenda gjithçka ka përfunduar dhe po u jepet “dorë” detajeve të fundit.
Hilton vjen në Shqipëri me “Hilton Garden Inn” një hotel që i drejtohet një klientele me të ardhura mesatare.
Menaxheri i Përgjithshëm i Hilton, z. Michael Walker, thotë ndërsa na njeh me ambientet e hotelit, se, “Jemi të lumtur të sjellim mikpritjen e Hilton Garden Inn në Tiranë. Frekuentuesit e hoteleve Hilton Garden Inn në mbarë botën gëzojnë akomodim të rehatshëm dhe të përballueshëm, pajisje moderne dhe “Hilton Garden Inn Promise”, i cila afirmon qëllimin e markës për t’i siguruar çdo mysafiri një eksperiencë “better and brighter”.
Përkujdesja e sjellja miqësore me klientët, na thuhet se është ajo çfarë personifikon Hilton.
Klima miqësore e një hoteli ndërkombëtar dhe një lidhje shumë e natyrshme me Shqipërinë, vjen jo vetëm përmes shërbimit, por edhe përmes investitorit shqiptar.
Në Hilton Garden Inn, do t’ju bëjnë përshtypje në holl, në bar, në dhomat e gjumit, punimet artistike e fotografitë me motive dhe vende të Shqipërisë. Në këtë mënyrë sipas, z. Walker, Hilton njeh klientët e huaj me kulturën dhe turizmin shqiptar. Por krahas kësaj, a e dinit që Menaxheri i Përgjithshëm i Hilton, pra Waker është martuar me një vajzë shqiptare?!…
Me dhoma të rehatshme, një sërë mundësish për ngrënie dhe hapësira të konsiderueshme për takime apo aktivitete, Hilton Garden Inn Tirana është vendi ideal si për udhëtarët e biznesit, ashtu dhe për ata që duan të kalojnë kohë të lirë.
Në aspektin e inovacionit, mysafirët të cilët janë anëtarë të Hilton Honors (programi Hilton i vlerësuar me çmime fitimprurëse për klientët) mund të përfitojnë benefite të ndryshme, përfshirë edhe mjete dixhitale të njohura të disponueshme ekskluzivisht përmes aplikacionit celular Hilton Honors.
Mysafirët e parë do të priten, pas hapjes me 30 gusht. “Zyra e zhvillimit të biznesit e Hilton nënshkroi një marrëveshje menaxhimi me z. Ali Selmani për të hapur Hilton Garden Inn Tirana në 2014 – dhe ne jemi të ngazëllyer që po hapim hotelin e parë Hilton në Shqipëri. Hilton do të mirëpriste mundësinë për të eksploruar projekte të mëtejshme në Shqipëri, por nuk kemi ndonjë projekt konkret për të konfirmuar në këtë fazë”, tha z. Walker.
Me një largësi 20 minuta nga aeroporti i Tiranës dhe 5 minuta nga qendra e Kryeqytetit, në Garden Grille & Bar® restaurant mund të shijohet kushina vendase dhe ajo ndërkombëtare. Avantazh është shërbimi në dhomë. Bari është i përkyer për një kokteil pas pune ndërsa dyqani me produkte vendase në holl është i hapur për një snack apo edhe blerje për udhëtim. Përmes qendrës së fitnesit dhe qendrës së biznesit të hapur në 24 orë, ju mund të jeni në formë dhe produktivë. Hoteli ka një sipërfaqe prej 9,600 metër katror salla takimesh dhe evente me një kapacitet deri në 500 vizitorë.
Lexoni: Gjiganti i hotelerisë Hilton vjen në Shqipëri
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.