Anisa Bardhi, vajza antikonformiste që e do Shqipërinë

Anisa Bardhi, vajza antikonformiste që e do Shqipërinë


Pas studimeve jashtë vendit Anisa Bardhi ka vendosur të punojë në Shqipëri. Në kërkim të vazhdueshëm për t’i dhënë një kuptim jetës së saj, Anisa është vajza që asnjëherë nuk konformohet me realitetin dhe situatat që nuk i pëlqejnë.

Në një bisedë, Anisa na thotë se në klasë të tetë vendosi të ndërrojë klasën, në kërkim të një klase ku nxënësit mësonin më shumë. Në vitin e parë të shkollës së mesme ndërroi shkollë, në kërkim të mësuesve inspirues. Ndërkohë në vit të tretë largohet nga Tirana me shpresën se do të gjente edukimin që dëshironte në Angli.

Lexoni: Biznesi të bën më të mirë. Emilian Koka, djali që biznesin e ka punë dhe pasion

“16 vjeç, tashmë në Londër, u dashurova me shkollën dhe edukimi që mora ishte gjithçka që shpresoja të ishte”, thotë Anisa për Businessmag.al. Më pas ajo u zhvendos në Manchester për të vazhduar ekonomikun, një degë shumë e rekomanduar për femra. Por tregon se, “që në ditën e parë të shkollës e kuptova që kisha bërë zgjedhjen e gabuar të ndjekja një degë vecc për popullaritetin e saj. Vazhdova një vit dhe u ktheva në shtëpi”.

Deri në marrjen e një vendimi të ri, Anisa filloi të punonte si recepsioniste tek hoteli i prindërve të saj në Tiranë. Pas 6 muajsh, qartësoi idetë e saj për të ardhmen, duke u bindur se zgjedhja e duhur do të ishte formimi në Hoteleri-Turizëm. Dhe ashtu bëri. Zgjodhi shkollën më të mirë “Les Roches”, Marbella, dhe jeta e saj mori drejtimin e duhur.

Anisa jeton e punon sot në Tiranë, edhe pse pas dy 2 vjetesh studime në shkollën e turiymit u njoh me burrin e saj anglez James. Për turistin angles në Spanjë, Anisa transferon studimet në Londër për dy vjet, ndërsa sot ai është zhvendosur të Tiranë, të dy plot me plane dhe ëndrra.

Anisa nuk e di si do të vepronte nëse prindërit e saj nuk do të kishin një biznes. Ndoshta nuk do të kishte patur kurrë mundësinë të ikte jashtë me studime, Por është e sigurt kur thotë se, “që 16 vjecc, kur u largova e deri 24 vjeç kur u ktheva, nuk kam patur kurrë një sekond dyshim që kisha ikur për t’u kthyer. Edhe kur u njoha me burrin tim sot, ia bëra shumë të qartë se kush ishte destinacioni i trenit tim. Çdo ditë zgjohem me qëllimin për t’i dhënë kuptim jetës time, dhe ai kuptim për mua tani është t’i rikthej dhe njeherë jetën hotelit tonë”.

Anisa ka një vit që është kthyer dhe menaxhon bizneset e familjes, bar “Nomad”, ndërsa po merret me projektin e rikonstruktimit tërësor të hotel “Iliria”. Anisa tregon se pjesë e investimit është krijimi i një salle të re konferencash me kapacitet 80 veta, një restorant me kuzhinë internacionale ku do përfshihen dhe ushqimet e saj të preferuara nga vende të ndryshme të botës, një sallë biznesi dhe një kat me apartamente, të cilat do të jenë në shërbim të klientëve me qëndrim të gjatë.

Anisa mendon se nuk është gjithmonë e lehtë të shohësh ëndrrat e tua teksa bëhen realitet, pasi frika ose pasiguria ndonjëherë të lënë pa gjumë. “Në të tilla ditë, mbështetem tek familja ime, e cila më rikujton gjithmonë se puna e fortë shpërblehet dhe fati e ka më shumë qejf atë që gjen të përgatitur”.

Në objektivat e saj për të ardhmen, Anisa synon suksesin e hotel “Ilira” dhe restorantit që do të hapet, të investojë në turizëm, të japë mësim në fushën e saj të hotelerisë dhe të bëjë e të rrisë fëmijë që do të duan të kontribuojnë në Shqipëri, si ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0