Ja çfarë strategjie përdor Elon Musk për t’u bërë ekspert në çdo fushë:
1. Lexo për çdo gjë (jo vetëm për fushën tënde)
Elon Musk shpesh ka treguar se ai është rritur i rrethuar nga librat. Edhe mamaja e tij përshkruan Elon si një fëmijë me hundë në libra. Nga Inteligjenca Artificiale te hapësira në biologji dhe ekonomi, Musk nuk është “nazeli” kur vjen puna te të mësuarit.
Musk e lejon veten të mësoj çdo gjë. Pse? Sepse çfarë mëson tani mund të lidhet me diçka tjetër në të ardhmen, duke krijuar diçka unike. Kjo quhet transferimi i dijeve, dhe këtë bën Musk kur aplikon njohuritë e një fushe në një fushë tjetër. Ashtu si informatika dhe ekonomia u bashkuan për të krijuar PayPal.
Fakt interesant: Steve Jobs gjithashtu mësonte për çdo fushë. Ai u bë pjesë e një klase Kaligrafie, njohuritë e së cilës i përdori për të përcaktuar tipografitë e Mac kur themeloi Apple vite më vonë.
2. Rrethojeni veten me njerëz inteligjent
Kur Musk u fut në industrinë e hapsirës me SpaceX, ai punësoi inxhinierin më të mirë Tom Mueller, i cili konsiderohet si një nga ekpertët më të mirë të raketave. Musk qëndronte pas tij dhe mësonte çfarë të mundej.
Jim Cantrell, një konsulent i auronautikës thotë: “Në të njëjtën mënyrë që Musk përvetësonte librat, ai përpiqej të bëntë të njëjtën gjë me aftsitë e njerëzve. Ishte ai i zoti sa e “vidhte” eksperiencën e tyre. Ai i dëgjon shumë njerëzit.”
Ndaj, filloni të vlerësoni nëse njerëzit me të cilët shoqëroheni mund të rrisin IQ tuaj.
3. Mendojini dijet si një pemë
I pyetur në Reddit, se si ja del të mësosh shpejt çdo gjë, Elon Musk shkruan:
“Një këshillë: është e rëndësishme t’i shohim dijet si një pemë sematike, sigurohuni që të kuptoni rregullat themelore, dmth trungun dhe degët e mëdha, përpara se të arrini te gjethet/detajet.”
Kjo qasja është shumë e bukur. Imagjino të ngasësh një makinë pa mësuar se si ndizet motori dhe se për çfarë shërben secila pedale. Nëse nuk di bazën, pjesa tjetër do të jetë shumë e vështirë.
E gjithë karriera e Musk bazohet në këtë parim. Së pari, ai mësoi bazat e inteligjencës artificiale, fizikës dhe inxhinierisë; më pas ai i analizoi këto ide dhe i rindërtoi ato në mënyra të reja, duke krijuar PayPal, SpaceX, Tesla etj.
Ne gabojmë kur themi: “Epo ai është gjeni. E ka aftësi të tijën.” Dhe Elon ka një kundërpërgjigje për këtë:
“Unë mendoj se shumë njerëz mund të mësojnë më shumë nga sa mendojnë. Por ata thjesht nuk kanë vullnet. Ata i bien shkurt, duke u justifikuar dhe pa provuar.”
/GoalCast
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.