Pak ditë më parë, kompania bëri hapjen e madhe të dyqanit të saj në Milano, zemra e industrisë së modës.
Ky dyqan, u bashkohet dyqaneve të hapura në Beirut, Kinë dhe ishullin gjerman të Sylt. Klientët mund të konfigurojnë makinat e tyre Porsche në këto dyqane, të planfikojnë test drive, madje edhe të blejnë drejtpërdrejt një makinë. Dyqani është mjaftueshëm i madh që të “akomodojë” gjithmonë një makinë brenda saj.
Por, ky dyqan është më tepër se kaq. Klientët mund të aksesojnë gjithë koleksionin e Porsche Design. Kjo, është një nën kompani e kompanisë mëmë, e cila krijon produkte unikë për ata që nuk mund të përballojnë dot blerjen e një makine, ose për ata të cilët duhan që të kompletohen. Ato variojnë nga bluzat, tek dorezat, tek çantat, e deri tek smartphone.
“Në Porsche Studio Milan, ne i japim akses klientëve në gjithë portofolin e brandit. Me gamën e gjerë dhe atraktive të aksesorëve bashkë me ekspozitën e makinave, ne jemi duke ofruar një eksperiencë unike të stilit të jetesës mes dy brandeve.” – u shpreh CEO Jans Becker.
Ky dyqan 400m2, gjendet në “Via della Spiga” dhe jo pa qëllim. Kjo zonë, është zemra e Milanos kur vjen puna tek produktet e modës dhe luksit.
“Ashtu si New York, Paris, apo Londër, Milano është metropoli i modës nga ku dalin trendet. Të prezantojmë dy brandet tona këtu, ilustron bashkëpunimin midis dy brandeve dhe na jep akses drejt një grupi të synuar të orientuar drejt stilit të veçantë të jetesës.” – u shpreh, Detlev von Platen, anëtar i bordit egzekutiv i cili mbikqyr shitjet dhe marketingun në Porsche.
Fotot e mëposhtme, ilustrojnë se për çfarë bëhet fjalë egzaktësisht.
Burimi: The Drive
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.