Porsche Design Huawei Mate RS. I mbivlerësuar për ato që ofron?

Porsche Design Huawei Mate RS. I mbivlerësuar për ato që ofron?


Shpesh thuhet se logo e shet produktin. Porsche, duket se e ka kuptuar mirë këtë, dhe ka krijuar një nën-brand të quajtur Porsche Design, e cila u krijua në vitin 2003. Kjo kompani, krijon produkte unike nën logon e Porsche, dhe, patjetër, çmimet nuk janë edhe aq të zakonshme.

Së fundmi, Porsche Design ka bashkëpunuar me Huawei, për të nxjerrë në trreg një smartphone unik, dhe me një çmim të kripur…paksa.

Muajin që shkoi, Huawei prezantoi Huawei P20 Pro. Është pak e çuditshme por ky smartphone kushton plot 899 euro. Një çmim pak sa jo shumë i zakonshëm kur kujton kompaninë Huawei. Në fakt, kompania kineze ka bërë shumë hapa përpara përsa i përket përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë. Por, konkurentë si Samsung dominojnë tregun e Android, dhe nuk kanë lënë hapësirë për Huawei që të tregojë veten.

Huawei gjithashtu është përgjegjës për Nexus 6P, smartphone i fundit i Google përpara Pixel. Me një ndërtim solid dhe me një kamera që e kanë zili edhe smartphone që kanë dalë kohët e fundit, Huawei tregoi se di të bëjë shumë më tepër.

Huawei P20 Pro, pritet të dalë shitje pikërisht sot. Ddërkohë që Porsche Design Huawei Mate RS pritet të dalë në shitje në një moment tjetër të pa përcaktuar.

Një nga pikat më të forta të Mate RS, ësht pikërisht finger print në ekran. Diçka e re kjo për gjithë industrinë. Por ende, në fazë testimi.

Porsche Design Huawei Mate RS vjen siç e përmendëm më sipër me një çmim goxha të lartë. Plot 1695 euro për versionin 256GB. Versioni 512GB kushton 2095 euro.

Video më poshtë ju fut më në detaje mbi Mate RS:

https://www.youtube.com/watch?v=-cOYX11AfPc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0