Top 10 startup-et shqiptare në renditjen botërore - Business Magazine Albania

Top 10 startup-et shqiptare në renditjen botërore


Edhe Shqipëria është pjesë e listës së startup-eve më të mirë në mbarë botën në portalin StartupRanking me startup-e si Gjirafa, Shpi.al, etj, të cilët kanë punuar fort për të qenë në krye të listës. Kjo renditje ndryshon gjatë gjithë kohës, por mesa duket Gjirafa jo vetëm vazhdon kryesimin e startup-eve shqiptare, por me shërbimet e saj të reja kryeson tre vendet e para.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell top 10 startup-et më të mira shqiptare të momentit.

1. Gjirafa

Motorri i parë i kërkimit në gjuhën shqipe, që ndryshe nga Google zgjidh disa probleme që dalin nga gjuha unike dhe komplekse që përdorin shqiptarët. Një nga problemet është se një pjesë e informacionit që kërkohet shqip, nuk ndodhet në internet. Për të zgjidhur këtë problem, Mërgim Cahani bashkë me skuadrën e tij kanë punuar për hedhjen e sa më shumë informacioneve shqip online.

Duke përdorur algoritme të avancuara të përpunimit të gjuhës natyrore, Gjirafa siguron qasje në të dhëna që aktualisht nuk mund të kontrollohen në internet.

2. Gjirafa50.com

Dyqani online më i madh për produktet teknologjike në Kosovë
Është dyqan online i specializuar për shitjen e TOP produkteve më të kërkuara të teknologjisë dhe me çmimet më të lira.

Lexoni: Gjirafa lançon “Amazon” e Kosovës – Gjirafa50

3. GjirafaMall

Site E-commerce për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

GjirafaMall.com është dyqani më i madh online në Kosovë me mbi 60.000 produkte nëpër kategori të shumta: Auto, Librari, Shtëpi, Aksesorë, Veshje, Fëmijë, Teknologji, Kozmetikë, Sport, Vegla Pune. Transportin e porosive e bëjnë për 48 orë.

4. 100oferta

Që nga themelimi i saj në Shkurt të vitit 2012, 100oferta.com është rritur duke u klasifikuar si site më i madh në Shqipëri. Nëse doni të blini prona, shtëpi, makina, të merrni me qera në Shqipëri, ose kërkoni të punësoni dikë jeni në vendin e duhur. Aktualisht ajo publikon mbi 9500 reklama në një gamë të gjerë kategorish duke tërhequr mbi 300.000 vizitorë. 100oferta.com ka gëzuar rritje të shpejtë duke vënë përdoruesit të parët.

5. Business Magazine Albania

Business Magazine Albania është revista e parë online e biznesit dhe sipërmarrjes në shqip. Ajo konsiston gjithashtu në një platformë dixhitale online që përfshin botime periodike të artikujve për biznesin, sipërmarrjen, startupet për profesionistë në kërkim të frymëzimit, por jo vetëm.

Ai është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe synon profesionistë shqiptar dhe të rinj frymëzues që kërkojnë të bëhen sipërmarrës të ardhshëm.

Business Magazine Albania funksionon si një linjë biznesi dhe teknologjike dhe që ofron shumë histori suksesi frymëzuese, intervista me ekspertë, mendime nga menaxherët, pronarët e bizneseve, investitorët e mundshëm, si të hapni një biznes, video etj.

6. Publer

Lejoni që një Superhero t’iu ndihmojë të menaxhoni Facebook-un tuaj

Skeduloni çdo gjë (duke përfshirë postimet me shumë foto, albumet, videot dhe ofertat) kudo në Facebook (duke përfshirë profilet, faqet, grupet dhe eventet). AutoScheduling, Bulk Scheduling dhe shumë superfuqi të tjera do ta bëjnë jetën tuaj si administrator shumë më të lehtë.

7. Shpi.al

Në qoftë se jeni të interesuar për një shtëpi të re apo po kërkoni hapësirën e duhur për të ngritur një biznes ka disa burime që ju mund t’i përdorni në Shqipëri për të gjetur pasuri të patundshme. Shpi.al është një nga këto zgjidhje, ku konsumatorët mund të aksesojnë online të rejat më të fundit në lidhje më shtëpitë, apartamentet apo dyqanet që janë për t’u shitur dhe jo vetëm. Në qoftë se jeni ose jo blerës apo zotërues i një prone, me anë të telefonit tuaj mund të merrni informacionin që ju nevojitet për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për këtë shërben Shpi.al.

Lexoni: Tomi Kallanxhi: “Me Shpi.al jemi gjithnjë në evolucion”

8. AutoBox

Shit / Bli makina Online !

Pasioni për makinat u kthye në internetin Shqiptar!
AutoBox është platforma më e mirë për shitjen dhe blerjen e makinave. Ajo ndihmon që përdoruesit të gjejnë pjesë dhe shërbime të ndryshme.

9. Manoolia

Zhvillues, dizenjues dhe copywriters

Manoolia është një ekip i vogël i 15 zhvilluesve, dizenjuesve dhe copywriters kreativë të vendosur në Tiranë, Shqipëri. Ata punojnë me një dëshirë të madhe në projekte të mëdha, në mënyrë që t’i ndihmojnë klientët të arrijnë qëllimet, me ekzpertizen dhe krijimtarinë e tyre.

10. Online Marketing Academy

Trajnimi që iu duhet për të punuar Online

Online Marketing Academy ofron trajnime në fushën e Marketingut Online dhe Network Marketing. Akademia ku mund të mësoni çdo gjë rreth botës Online.

/startupranking

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0