Facebook po përballet me një gjobë masive nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin për të mbrojtur informacionin e përdoruesve nga firma e të dhënave Cambridge Analytica.
Firma akuzohet për grumbullimin e miliona të dhënave të përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre.
Lexoni: Facebook, Cambridge Analytica dhe ana e errët e inteligjencës emocionale
Të martën, zyrtarët britanikë njoftuan se Zyra e Komisionerit të Informacionit të Mbretërisë së Bashkuar mund të gjobisë Facebook me shumën 500,000 paund. Kjo është shuma më e madhe e lejuar sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave të Mbretërisë së Bashkuar.
Zyrtarët do të lejojnë Facebook të përgjigjet përpara se të marrin një vendim përfundimtar mbi gjobën. Një anëtar i komisionit parlamentar tha, “Facebook duhet t’i bëjë të ditura tashmë rezultatet e hetimeve të tyre të brendshme komitetin tonë dhe autoriteteve të tjera relevante hetuese.”
Facebook po hetohet gjithashtu nga Komisioni i Letrave me Vlerë, Komisioni Federal i Tregtisë dhe FBI në SHBA.
burimi: newsy
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto