Nis edicioni i dytë i “Albanian Cyber Academy"

Nis edicioni i dytë i “Albanian Cyber Academy”


Në datën 12 Korrik 2018, u zhvillua hapja e edicionit te dytë të “Albanian Cyber Academy”, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), UBT-CERT, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të shumtë nga të gjitha universitetet Shqiptare, të fokusuar në rritjen e dijeve të tyre rreth fushës së Sigurisë Kibernetike, për t’ju përshtatur kërkesave të tregut, nëpërmjet pajisjes me njohuri të thelluara në Linux Forensics, Windows Forensics etj.

Prof. Philip Polstra nga Universiteti Bloomsburg i Pensilvanisë mbajti leksionet e para mbi “Pen-Testing General Principles” dhe “USB Forensics and Attacks”.

Në dy ditë në vijim ekspertë të fushës do të zhvillojnë tematika të tjera rreth Sigurisë Kibernetike ku do ti shoqërojnë me simulime në praktikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0