Bashkitë të përgjumura. As 10% e tyre nuk i bashkohen programit "100 fshatrat"

Bashkitë të përgjumura. As 10% e tyre nuk i bashkohen programit “100 fshatrat”


 

Numri i projekteve të prezantuara nga njësitë vendore për t’u bërë pjesë e këtij programi është 10 herë me i vogël se numri i bashkive të përfshira. Fakti u bë i ditur nga kryeministri i Edi Rama në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e bashkive që përfshijnë “100 fshatrat”.

Për më tepër, projektet e propozuara nga bashkitë janë fokusuar tek ndërtimi i rrugëve. Ndonëse rrugët janë të nevojshme, rrugët të vetme nuk realizojnë turizëm.

Rama tha gjatë fjalës së tij se, “Përmirësimi i infrastrukturës është një aspekt themelor i programit, por do të ishte gabim që programi të konceptohej si zhvillim infrastrukturor”.

Lexoni: Festat lokale, një shans për turizmin

Për të nxitur projektet, qeveria ka shtyrë afatet e aplikimit. “Kemi nisur një sërë kontaktesh me sipërmarrjen vendase dhe bankat për të krijuar një sinergji të të gjitha forcave që përfshihen në këtë program”, tha Rama në takim me kryebashkiakët.

“Kontributi i bashkive ka qenë minimal sa i përket zhvillimit të projekteve në fshatra, deri më tani. Ne e rihapim aplikimin pasi kemi mungesë të propozimit të projekteve” tha Rama.

Ai ka kujtuar se për të nxitur projektet është krijuar Akademia e “100 fshatrave”. Kjo bëhet “për të mbushur boshllëqet e bashkive në këtë proces, me dije, informacion, burime njerëzore. Përbëhet nga pedagogë e studentë dhe specialistë vendas dhe të huaj, për të ndihmuar me projekte zhvillimore”.

Lexoni: Akademi për rilindjen e 100 fshatrave

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0