Festat lokale, një shans për turizmin

Festat lokale, një shans për turizmin


Nëse keni udhëtuar apo jetuar jashtë edhe për pak kohë, jeni përfshirë në ditët festive të zonave ku ishit. Festa me emra të produkteve që prodhohen në zonë, të shenjtorëve, të malit etj, sigurojnë jo vetëm një alternativë për banorët, por tërheqin turistët kuriozë për kulturën apo ushqimin e një vendi.

Një nismë e tillë po hedh rrënjë zyrtarisht edhe në Shqipëri, ndërsa nuk mundojnë festat lokale që janë festuar, por nuk janë promovuar për qëllime turizmi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, bashkë me deputetë të zonës, janë bërë pjesë e festëts zhvilluar në fundjavë në Rehovë të Kolonjës.

Ky fshat është pjese e programit “100 fshatrat”. Në listë janë përzgjedhur fshatra potenciale për zhvillimi rural dhe agroturistik. Mundësia e zhvillimit bazohet më shumë tek traditat dhe bashkëveprimi midis vetë komunitetit.

Ministri Peleshi tha se, “Ky aktivitet bën pjesë në një politikë të re që ne duam të fillojmë, përsa i përket zhvillimit rural. Pra, jo një politikë me fjalë të mëdha por një politikë të ngjarjeve të vogla si kjo, por që krijojnë energji, sjellin trafik, pra sjellin vizitorë dhe rrisin të ardhurat lokale. Rehova, hyri në gjerdanin prioritar për zhvillim, në 100 fshatrat”.

Një nga festat e shtrira në disa vende është “Dita e Verës”, ndërsa ka edhe festa lokale me histori. Për shembull, disa fshtata në Kukës, festojnë ditën e Shën Gjergjit, me 6 Maj, një ditë ku festohet rikthimi i gjelbërimit të vendit.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0