Top 5 familjet më të pasura mbretërore në Europë

Top 5 familjet më të pasura mbretërore në Europë


Pasuria prej 500 milionë dollarësh e Mbretëreshë Elizabeta II nuk është asgjë në krahasim me vlerën neto të disa prej familjeve të tjera mbretërore të Europës.

Ndërsa ajo është padyshim mbretëresha më e njohur e kontinentit, ajo nuk është më e pasura.

Ky titull bie në familjet mbretërore që kanë raportuar vlera edhe në miliarda, siç është Princi Albert II i Monakos.

Më poshtë, BusinessMag ju tregon 5 rivalët më të pasur në Europë, renditur sipas vlerës neto. Duhet thënë se kjo vlerë është e vështirë të vlerësohet për disa familje mbretërore dhe mund të përfshijë shtesat e siguruara nga shteti përveç pasurisë personale.

  1. Mretëresha Beatrix, Hollandë

Vlera neto: 200 – 300 milionë dollarë

Mbretëresha Beatrix mund të ketë abdikuar fronin në vitin 2013, por kjo nuk e pengon atë të mbetet figura më e shquar në mbretërinë hollandeze.

Mbreti aktual i Hollandës, Mbreti Willem- Alexander, iu akordua një buxhet prej 47 milionë dollarësh, i cili mbulon vizitat zyrtare dhe turnetë jashtë shtetit. Ai gjithashtu ka një pasuri personale të përbërë nga pasuritë e paluajtshme, investimet dhe aksionet në Shell Oil.

  1. Mbretëresha Elizabeta II, Angli

Vlera neto: 500 – 600 milionë dollarë

Vlera neto e familjes mbretërore britanike përbëhet nga pronat, arti dhe investimet.

Pjesa më e madhe e vlerës vjen nga The Crown Estate, që përfshin Buckingham Palace dhe bizhuteritë e kurorës. Ndërsa kjo i përket shtetit britanik dhe jo Mbretëreshës, ajo zotëron banesat e saj në Kështjellën Balmoral dhe Pallatin Sandringham.

Mbretëresha Elizabet ka një pasuri prej 530 milionë dollarë, sipas Forbes.

Lexoni: Këta çifte të njohur po u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën Mandarin

Nga viti 2016-2017, Sovereign Grant, i llogaritur si një përqindje e fitimeve të Crown Estate, ishte afërsisht 58 milionë dollarë. Mbretëresha mori rreth 20 milionë $ të krijuara nga të ardhurat e qerasë së pronës.

  1. Princi Albert II, Monako

Vlera neto: 1 miliardë dollarë

Princi Albert II i Monakos thuhet se zotëron rreth një të katërtën e tokës ku mbretëron; një koleksion antik makinash; aksione në resortin Societe des Bains de Mer në Monte Carlo; dhe një koleksion të kushtueshëm pullash, të cilat kontribuojnë në vlerën neto të House of Grimaldi.

Monako ka shpenzuar 53 milionë dollarë për familjn mbretërore në 2015.

  1. Grand Duke Henri, Luksemburg

Vlera neto: 4 miliardë dollarë

Familjes Grand Ducal të Luksemburgut u jepet rreth 324,851 dollarë çdo vit që nga viti 1948 për të përmbushur nevojat e tyre.

Pronësia, administrata, kontrolli dhe të ardhurat e pasurisë të Shtëpisë së Grand Duke i përkasin ekskluzivisht mbajtësit të kurorës.

Familja thuhet se ka një pasuri prej 4 miliardë dollarësh.

  1. Princi Hans Adam II, Lihtenshtejn

Vlera neto: 5 miliardë dollarë

Princi Hans Adam II i Lihtenshtejnit merr një pagesë prej 270,709 $ për shpenzimet.

Shpenzimet mund të duket shumë herë më të ulëta krahasuar me familjet e tjera mbretërore, por Dhoma e Princit të Lihtenshtejnit thuhet se ka vlerën prej 5 miliardë dollarësh për shkak të bankës së tij private, LGT Group dhe investimeve të bëra nëpërmjet Fondacionit Prince of Liechtenstein, që mbikëqyr pasuritë e patundshme, pyjet dhe vreshtat.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0