Nuk ka të ndalur zhvlerësimi i euros ndaj monedhës vendase. Dy ditët e fundit, euro e preku edhe kufirin e 126 lekëve, duke u mbyllur të premten me një çmim prej 125.3 lekëve në disa nga pikat e këmbimit valutor.
Euro ka shfaqur tendencën rënëse prej gati tre vitesh, por pas një qëndrueshmërie disa muaj mes 127-128 lekëve ajo po shkon drejt vlerës 125 lekë.
Zhvlerësimi i monedhës europiane në tregun e brendshëm, po ngjall pasiguri mes prodhuesve dhe eksportuesve.
Arben Shkodra, Drejtues i Bashkimit të Prodhuesve, thekson se shqetësimi më i madh është një zhvlerësim i mëtejshëm i euros ndaj lekut.
Në një deklaratë ditët e fundit, Bashkimi i Prodhuesve së bashku me eksportuesit, kërkuan të gjenden arsyet e zhvlerësimit të euros dhe të merren masa për mbrojtjen e eksporteve.
Lexoni edhe: Prodhuesit të shqetësuar për zhvlerësimin e euros
Më të prekura aktualisht vlerësohet të jenë eksportet e veshjeve dhe këpucëve, të cilat kanë një nivel të ulët fitimi për njësitë e shitura.
Edhe pse zhvlerësimi i euros në mënyrë të qëndrueshme vijon prej muajsh dhe ka arritur të kuotohet në nivelin më të ulët të dhjetë viteve të fundit, institucionet financiare nuk kanë ndërmarrë ndonjë nismë, për të gjetur arsyet, dhe aq më tepër për të ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse për eksportet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.