Prodhuesit të shqetësuar për zhvlerësimin e euros

Prodhuesit të shqetësuar për zhvlerësimin e euros


Forcimi i lekut ndaj euros shënoi një tjetër rekord këtë fundjavë. Në disa pika të këmbimit valutor ajo zbriti në 126.4 lekë.

Ndërkohë, pikërisht të premten, prodhuesit dhe eksportuesit u mblodhën për të diskutuar rreth dëmeve që po u vijnë nga kjo.

Arben Shkodra, Drejtues i Shoqatës së Prodhuesve kërkoi që, Banka e Shqipërisë të bëjë një studim apo parashikim për ndikimin që kanë luhatjet e monedhës euro tek eksportuesit shqiptarë.

“Shqetësimi ynë është se nuk po kuptojmë deri ku është rënia. Kemi bërë një analizë sektoriale dhe për çdo kompani. Në fund të vitit do të kuptojmë pasojat reale”, tha Shkodra.

Sipas shoqatës, ndikimin më të madh negative do ta kenë produktet ‘Made in Albania’, si lëndët e  para të ndërtimit, bimët mjekësore dhe kompanitë fason.

Lexoni: Nuk ndalet zhvlerësimi i euros. Zef Preci: valuta nga aktivitetet kriminale po dëmton tregun

Shkodra tha se, “Ne jemi në të njëjtin mendim që tregu është i lirë. Nuk mendojmë që është si pasojë e rritjes ekonomike, por si pasojë e aktiviteteve informale dhs kriminale. Kërkojmë të bëjmë një tryezë me qeverinë për të gjetur rrugëzgjidhje të përkohshme. Prodhuesit nuk do të falimentojnë”.

Lexoni: Konfindustria BSH-së: ndërhyni, zhvlerësimi i euros rrezik për spekulim

Prodhuesit thanë se deri më tani, pavarësisht kërkesave të parashtruara, nuk kanë pasur dialog me institucionet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0