Sipërmarrësit, ëndërrimtarët që përshtasin vizionin me realitetin e tyre

Sipërmarrësit, ëndërrimtarët që përshtasin vizionin me realitetin e tyre


Është detyra juaj të mendoni sa më lart, por duhet t’i përshtatni idetë tuaja të mëdha në kuadrin e një biznesi të suksesshëm.

Puna juaj si sipërmarrës është të bëni atë që njerëzit e tjerë nuk do të mund ta bëjnë. Shpesh duket sikur ju duhet të arrini të pamundurën, duke kapërcyer pengesë pas pengese.

Shumica e njerëzve nuk mund të bëjnë atë që Steve Jobs bëri, Elon Musk po bën dhe Richard Branson ka bërë për dekada të tëra. Roli i një sipërmarrësi në shoqëri është që të mendojë sa më lart dhe të arrijë të pamundurën, gjë që duket e lehtë kur mund të shikoni vetëm arritjet e tij.

Por në fillim, kur të gjithë mendojnë se janë të çmendur? Jo, nuk është e lehtë.

Për ta kapërcyer këtë, një sipërmarrës duhet të jetojë në një “fushë të shtrembërimit të realitetit”. Është thënë se Jobs jetonte kështu në një periudhë tek Apple, duke u kërkuar punonjësve të tij të bënin të njëjtën gjë në mënyrë që të arrinin afatet, funksionalitetet dhe përditësimet.

Lexoni: 5 sipërmarrës shumë të suksesshëm, karriera e të cilëve u zhvillua në të 30-at e tyre

Kjo bën që personat, të cilët janë rreth jush të mos ju kuptojnë, sepse ata nuk jetojnë në ‘fushën e shtrembërimit të realitetit’. Brenda kësaj fushe, çdo gjë është e mundur. Realiteti është i lakueshëm dhe ju keni luksin për të vendosur se çfarë mund dhe nuk mund të bëhet. Gjithmonë kujtoni shprehjen e Norman Vincent Peale: “Gjuani për hënën, edhe nëse nuk keni shënjestër, ju do të futeni në mes të yjeve.”

Fakti që ka njerëz, të cilët përpiqen për të pamundurën do të thotë që e pamundura ndodh. Pikërisht kështu ndodh progresi dhe janë pikërisht këta sipërmarrësit që i kalojnë kufijtë.

Problemi është, që të jetuarit në këtë fushë nuk është gjithmonë diçka ideale.

Monedha me dy anë e “shtrembërimit të realitetit tuaj”

Sipërmarrësit çdo ditë hyjnë në këtë fushë dhe e shohin botën me një dritë të ndryshme nga shumica.

Kjo guaca që ju mban jashtë realitet është një teh me dy presa. Nga njëra anë është avantazhi juaj, që ju lejon të mendoni lart dhe dilni nga zona juaj e komfortit.

Edhe pse në shumë raste mund të shkatërroni atë që po ndërtoni, pasi ju bëheni vetëm një ëndërrimtar, i cili nuk mund të komunikojë vizionin e tij me qeniet e tjera njerëzore. Ju bëheni një nga ata njerëzit e zakonshëm, të cilët nuk veprojnë përballë një ideje, por thjesht largohen nga zona e tyre e rehatisë.

Ndonëse Steve Jobs kaloi shumë kohë në fushën e tij të realitetit të shtrembëruar, ai dinte të dilte nga ajo dhe të lidhej me realitetin.

Lidhja me realitetin

Pjesa më e madhe e ideve tuaja më të mëdha dalin kur jeni brenda guackës tuaj. Është vendi ku shkoni për të krijuar magji dhe për të bërë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë, por nëse qëndroni për një kohë të gjatë aty, do ta prishni biznesin tuaj dhe do ta izoloni veten nga gjithë të tjerët.

Pse? Sepse pjesa tjetër e botës nuk jeton aty me ju.

Ata jetojnë në realitet. Ata po bëjnë dhe mendojnë atë që shumica e njerëzve nuk po bëjnë dhe mendojnë. Kjo do të thotë që klientët tuaj, investitorët, punonjësit, familja dhe pothuajse të gjithë të tjerët tek të cilët keni impakt, nuk e dinë (ose e shohin) atë që ju njihni (apo shihni).

Nuk është puna e tyre të hyjnë brenda mendjes tuaj; është detyra juaj të shkëputeni prej saj dhe të lidheni me të tjerët. Është sikur po jetoni nënujë dhe koha ka ardhur për të notuar në sipërfaqe dhe për të parë se çfarë po ndodh në “botën reale”.

Sepse sado e mirë të jetë ideja / produkti / shërbimi juaj, nuk do të thotë asgjë nëse nuk e komunikoni siç duhet, kuptoni financat tuaja ose krijoni proceset e duhura. Ju duhet të merrni kontrollin e realitetit tuaj.

Për fatin tuaj të mirë, kjo është më e thjeshtë sesa duket.

Si të merrni kontrollin e realitetit tuaj

Nëse doni të merrni përgjegjësinë e realitetit tuaj, ju duhet të vlerësoni gjashtë shtyllat kryesore të suksesit të biznesit. Suksesi juaj nuk vjen nga një ide e mirë. Ka shumë biznese të dështuara që kishin ide të mahnitshme, por nuk mund t’i përshtasnin ato me nevojat e realitetit.

Suksesi i vërtetë vjen me:

  1. Marketing
  2. Shitje
  3. Operacione
  4. Financa
  5. Klientë
  6. Mendësi

Në guackën tuaj, nuk konsideroni asnjë nga këto. Ju jeni të zënë duke menduar se si do të arrini të pamundurën, kështu që afatet kohore, buxhetet, burimet dhe marketingu nuk kanë rëndësi.

Lexoni: Njerëzit që kanë frymëzuar sipërmarrësit e suksesshëm botëror

Por suksesi i biznesit ndodh vetëm kur takoni këto gjashtë shtylla. Pra, edhe pse ju do të krijoni idetë tuaja më të mira brenda guackës suaj, ju do t’i bëni ato realitet duke u fokusuar në këto gjashtë shtylla.

Bëjeni këtë dhe mund të jetoni si brenda dhe jashtë fushës suaj të realitetit, duke ndryshuar botën si rezultat. Kështu bëhet një sipërmarrës i suksesshëm dhe kështu bëhet një biznes i madh.

Reality distortion field – *Fusha e shtrembërimit të realitetit (RDF) është një fenomen në të cilin aftësitë intelektuale të individit, aftësitë e bindjes dhe këmbëngulja i bëjnë njerëzit e tjerë të besojnë në mundësinë e arritjes së detyrave shumë të vështira.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0