Data: 29-30-31 MAJ 2018
Orari: 16:00- 20:00
Trajnimi për stafin drejtues me aftësi specifike të menaxhimit të Burimeve Njerëzore (BNj) përbëhet nga 12 orë interaktiviteti dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive, shprehive të punës dhe sistemeve mbështetëse të drejtuesve të kapitalit njerëzor në kompani.
QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT
Objektivat mësimore të këtij kursi janë që t’u japë pjesëmarrësve
- mundësinë të mësojnë si të manaxhojne asetet njerëzore për të maksimizuar efikasitetin e tyre në të mirë tëe biznesit dhe jetës së tyre;
- instrumentat, mjetet specifike dhe praktikën në miniaturë të çdo situate të shpjeguar gjatë seminareve;
- mundësinë e monitorimit të vazhdimësisë një mujore (pas trajnimit) të vënies në praktikë direkte të asaj që u mor në trajnim, në vendin e punës nga vijnë, për t’u bërë agjentë ndryshimi në maksimizimin e asetit njeri në kompani
KUSH MUND TË PËRFITOJË
Menaxherët, specialistë që kryejnë funksione të BNj si drejtues skuadre në kompani (psh: pagesat, trajnimet, rekrutimet, raportimet me të tretë në lidhje me kapitalin njerëzor, pushimet, vendimarrjet për ta në përshtatje me synimet e biznesit, etj.)
METODOLOGJIA
Seminari konsiston në një kombinim të metodave të trajnimit tradicional, prezantime dhe leksione duke përfshirë raste konkrete dhe raste studimore (case study). Do të lihet mjaft kohë pas çdo prezantimi për pyetje, përgjigje, diskutime dhe shkëmbime eksperiencash.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.
Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 28 Maj 2018 në adresën e mëposhtme: Formular-Aplikimi
Për më shumë informacion kontaktoni:
Cel: + 355 (0) 69 554 2443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.