Bilancet e kompanive, trajnohen 1200 ekspertë kontabël

Bilancet e kompanive, trajnohen 1200 ekspertë kontabël


Cilësia e pasqyrave financiare të sipërmarrjeve në vend lë shumë për të dëshiruar.

Fakti është theksuar nga zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, gjatë aktivitetit për certifikimin që siguruan shumë ekspertë kontabël. Sipas Haxhit, “bilancet kanë mangësi, në veçanti tek informacioni që jepet në shënimet shpjeguese, të cilat janë të domosdoshme për t’i bërë pasqyrat financiare më të qarta dhe transparente për përdoruesit”.

Dihet që një raportim cilësor dhe transparent i financave të kompanisë rrit besueshmërinë e saj e njëkohësisht edhe mundësinë e financimit. Në këtë mënyrë kompanitë mund krijojnë themelet për një rritje të qëndrueshme.

Lexoni edhe : Pse ngritja e një kompanie që e duam përgjithmonë dhe ngritja e kompanisë që duam ta shesim janë e njëjta gjë

Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë me dhjetëra ekspertë financash, eksperti i Korporatës Financiare Ndërkombëtare, Keler Gjika, tha se, “cilësia e raportimit financiar është faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomike.

Me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Departamentit të Çështjeve Ekonomike të Qeverisë së Zvicrës, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ka organizuar një program trajnimi për standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe Raportimit Financiar. Programi u përmbyll me trajnimin e 1200 profesionistë kontabël.

Kjo sipas zëvendësministrit të Financave, pritet të rrisë cilësinë e bilanceve të mbajtura nga kompanitë, duke krijuar një bazë të shëndetshme për to dhe për ekonominë private të vendit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0