Kompania konfirmoi të hënën se dyqanet “Amazon Go” do të hapen në dy qytete, por nuk kanë thënë akoma kur.
Lexoni: “Merre dhe ik”, Amazon revolucionarizon blerjen e ushqimeve
Blerësit hyjnë në dyqane duke skanuar një aplikacion në smartphone-in e tyre. Pasi hyjnë brenda, ata mund të marrin çfarë të duan nga raftet e dyqanit dhe më pas të largohen. Teknologjia e Amazon, duke përfshirë kamerat, dallon ata që blejnë dhe i ju shton konsumatorëve vlerën e shpenzuar pas largimit.
Hapja e dyqaneve të tjera është një tjetër shenjë që Amazon është serioze në zgjerimin e pranisë së saj fizike. Ajo bleu rrjetin “Whole Foods” vitin e kaluar, i cili i dha 470 dyqane, dhe ka hapur më shumë se një duzinë librari.
/NYPost
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto