OSCAL 2018, përgatitjet për edicionin e 5-të të konferencës ndërkombëtare Open Source Conference Albania - Business Magazine Albania

OSCAL 2018, përgatitjet për edicionin e 5-të të konferencës ndërkombëtare Open Source Conference Albania


Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, do të zhvillohet për të pestin vit radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. OSCAL 2018 organizohet më 19 & 20 Maj 2018 në Tiranë.

Fundjava e 19-20 Majit pritet të grumbullojë mbi 400 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon dhjetëra të tjerë. Një larmishmëri prezantimesh dhe puntori shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës.

Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me burim të lirë dhe të hapur (free open source) tek stendat përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente.

Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud etj. janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion rreth projekteve.

Edicioni i fundit i OSCAL, pra ai i 2017, la pas në kohë (por jo në kujtesë) 70 prezantime dhe prezantues nga 20 shtete të ndryshme të botës (kryesisht Europës) dhe rreth 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free open source. Qershia mbi tortë ishin të gjitha komentet pozitive, të cilat i motivojnë organizatorët të sjellin diçka edhe më të zgjeruar.

OSCAL organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar të fuqizojë kulturën free/libre/open source që nga viti 2012.

Tematika e #OSCAL18

#OpenByDefault është një ide për të protestuar për normalizimin e platformave mbyllura dhe të izoluara dhe për të kultivuar idenë se ata nuk duhet të përcaktojnë status quo-në. Në dekadat e fundit kemi parë burime të hapura të bëjnë më tepër të mira se çdo ekuivalent i pronësuar, ndaj pse i konsiderojmë ende burimet e hapura një përfitim? Programet, Hapësirat dhe Proceset duhet të jenë të hapura. Çdo gjë që nuk i plotëson këto kritere duhet të kritikohet dhe të kundërpërgjigjet, jo të normalizohet.

Pjesëmarrja
Kushdo që ka dëshirë të jetë pjesë e Open Source Conference Albania mund të marrë pjesë pa pagesë duke u regjistruaroscal.openlabs.cc, ndërkohë që ekziston edhe mundësia e donacioneve për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë financiarisht në organizim.

Për informacion të mëtejshëm:
Website: oscal.openlabs.cc
E-mail: oscal@openlabs.cc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0