Krijohet iPhone X i dedikuar për Elon Musk

Krijohet iPhone X i dedikuar për Elon Musk


Prodhuesi i aksesorëve rus, Caviar lançoi një nga iPhone-ët më të shtrenjtë që mund të blini. IPhone X Tesla është një iPhone X i përshtatur në karbon dhe ar me një bateri diellore të integruar.

Caviar është i njohur për krijimin e pajisjeve të përpunuara që kushtojnë mijëra dollarë. Ajo që e bën të veçantë është se integrimi nuk është i lëvizshëm, Caviar i përshtat direkt në vetë pajisjen.

Por pajisja Tesla – e quajtur kështu për shkak të angazhimit të Elon Musk – është Caviar i pari me baterinë e vet diellore.

Më poshtë BusinessMag ju sjell disa nga veçoritë e tij.

iPhone X Tesla nuk është vetëm një kasë – iPhone X është i integruar në të. Në vend që të ishte një kasë e pavarur, Caviar e integroi atë drejtpërdrejt në telefon.

Ajo vjen në dy modele: 64 GB dhe 256 GB, të cilat kushtojnë respektivisht 4,064 $ dhe 4,847 $.

Caviar iPhone X Tesla është e pajisur me një bateri diellore. Bateria shfrytëzon energjinë diellore për të karikuar telefonin tuaj.

Pajisja ka një kasë karboni, një tregues për karikimin e baterisë diellore dhe një panel diellor rezistent ndaj goditjeve.

Kasa duket se e bën iPhone X dukshëm më të trashë. Me kasën e integruar pajisja është 16.2 mm, ndërsa pa të një iPhone X është vetëm 7.7 mm.

Caviar thotë se kasa është frymëzuar nga Nikola Tesla, Steve Jobs dhe Elon Musk.

Caviar madje do t’ja dërgojë produktin e parë Elon Musk.

Telefoni është gdhendur me frazën “Bërë në Tokë nga njerëzit” – e njëjta frazë që Musk kishte shtypur në bordin e qarkut të Tesla Roadster që ai dërgoi në hapësirë.

Caviar fillimisht kishte për qëllim që të krijonte vetëm 99 pajisje të disponueshme. Tani, janë 999.

Caviar tha se numri i porosive për iPhone X Tesla tejkaloi pritshmëritë e tij. Secili prej 999 produkteve do të ketë numrin e tij individual.

Caviar thotë se pret që iPhone X Tesla të jetë në duart e “astronautëve, pionierëve, njerëzve që bëjnë zbulime të mëdha përtej aftësive njerëzore.

Ju mund të blini iPhone X Tesla në faqen e internetit të Caviar.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0