Sa vite iu deshën njerëzve më të pasur në botë për të kaluar nga milionerë në miliarderë

Sa vite iu deshën njerëzve më të pasur në botë për të kaluar nga milionerë në miliarderë


Njerëzit më të pasur në botë e kapin suksesin dhe pasurinë në periudha të ndryshme të jetës.

Bashkëthemeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u bë një miliarder vetëm 23 vjeç, ndërsa strategjia e investimeve afatgjata të themeluesit të Berkshire Hathaway, Warren Buffett më në fund i dha  statusin e tij të miliarderit në moshën 56 vjeçare.

Buffett dhe Zuckerberg janë tani njerëzit e tretë dhe të pestë më të pasur në botë, respektivisht.

Teknologjia duket të jetë industria më e shpejtë e krijimit të pasurisë; njerëzve më të pasur në teknologji u janë dashur mesatarisht pesë vjet si milionerë para se të bëheshin miliarderë.

Lista më poshtë, ju tregon sa kohë iu desh njerëzve më të pasur në botë që të bëhen nga milionerë në miliarderë  dhe gjithashtu ju tregon se ka akoma shpresë për ju që po e lexoni këtë artikull.

Warren Buffett: 26 vjet

Të ardhura neto: 84.8 miliardë $
Burimi i pasurisë: Kryetar, Berkshire Hathaway
Mosha si milioner: 30
Mosha si miliarder: 56

Amancio Ortega: 16 vjet

Të ardhura neto: 69 miliardë $
Burimi i pasurisë: Bashkëthemelues, Inditex
Mosha si milioner: 49
Mosha si miliarder: 65

Jack Ma: 10 vjet

Të ardhura neto: 38.2 miliardë $
Burimi i pasurisë: Themelues dhe Kryetar Ekzekutiv, Alibaba Group
Mosha si milioner: 35
Mosha si miliarder: 45

Bill Gates: 5 vjet

Të ardhura neto: 90.3 miliardë $
Burimi i pasurisë: Bashkëthemelues, Microsoft
Mosha si milioner: 26
Mosha si miliarder: 31

Larry Page: 5 vjet

Të ardhura neto: 47.3 miliardë $
Burimi i pasurisë: Bashkëthemelues, Google; CEO, Alphabet
Mosha si milioner: 25
Mosha si miliarder: 30

Jeff Bezos: 2 vjet

Të ardhura neto: 114.8 miliardë $
Burimi i pasurisë: Themelues dhe CEO, Amazon
Mosha si milioner: 33
Mosha si miliarder: 35

Mark Zuckerberg: 1 vit

Të ardhura neto: 61.1 miliardë $
Burimi i pasurisë: Bashkëthemelues dhe CEO, Facebook
Mosha si milioner: 22
Mosha si miliarder: 23

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0