Trajnim: Teknikat e Shitjes (Program i Ri)

Trajnim: Teknikat e Shitjes (Program i Ri)


QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT 

Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i pjesëmarrësve, me metodat më të avancuara, për realizimin më të mirë të shitjeve. Në thelb ai paraqet qasjen, metoda, proçedurat dhe teknikat, për identifikimin dhe kthimin e një klienti potencial në klient ose konsumator real. Këtë objektiv e realizon nëpërmjet kombinimit të pjesës teorike me elementët praktikë të realizimit të shitjes.

Trajnimi i drejtohet një grupi të gjerë operatorësh në shitje dhe përmbledh gjithë procedurat nga evidentimi i klientit potencial deri tek shërbimi i konsumatorit individual. Trajnimi do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e njohurive bazike të shitjes në terren, organizimin e ditës së një përfaqësuesi shitjesh, menaxhimin e kohës, prezantimin vetjak, prezantimin/promovimin e produktit. Trajnimi do konsistojë në ciklin e jetës që klienti kryen, fazat që ai kalon deri në momentin perfundimtar në një biznes. Gjithashtu në këtë trajnim do të pasqyrohet qartë parapërgatitja dhe paraqitja që do të duhet të kryej një përfaqësues shitjesh. Teknika dhe strategjia që përfaqësuesi duhet të ndjeki në menaxhimin e klientit.

KUSH MUND TË PËRFITOJË

Ky trajnim do të jetë me interes dhe rëndësi të veçantë për kompanitë të cilat merren me shitje për aftësimin e shitësve / agjentëve të tyre – si dhe të gjithë personave që janë të interesuar të futen në sektorin e shitjes. Trajnimi do të njohë pjesëmarrësit me menaxhimin dhe teknikat e shitjes, duke i përgatitur ata për mjedise të ndryshme shitjesh, dhe si të aplikojnë këto teknika për të shitur një produkt, ide ose shërbim.

METODOLOGJIA

Një workshop – trajnim 3 -ditor prej 2 orësh e 30 minuta në ditë dy ditët e para (nga 16.00 -18:30 pm) dhe prej 3 orësh në ditën e fundit (nga 16:00 – 19:00 pm)

Ndërveprim interaktiv, punë në grup dhe prezantime.

Një qasje ku trajnuesit dhe pjesëmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

LEKTOR: Znj. Anisa Papajani

Anisa Papajani aktualisht është e punësuar në Vodafone Albania përkatësisht në sektorin e shitjeve dhe në rolin e Agjentes Ekzekutive të bizneseve prej vitit 2015. Anisa ka përfunduar me sukses universitetin e “Gjuhëve të Huaja” përkatësisht për mësimëdhënie të gjuhës Gjermane. Gjatë ciklit pasuniveristar punoi në Plus Communication të cilët i besuan fillimisht rolin e perfaqësueses së shitjeve në dyqanet kryesore, e cila ndihmoi në një detyrë më të lartë përkatësisht në Agjente Ekzekutive të bizneseve. E apasionuar pas formimit të marrëdhënieve korrekte, besuese me klientin. Gjithmonë në kërkim të zhvillimit të vetvetes dhe pjesëmarresë në projekte të ndryshme për përmisimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit ndaj klientit.

PROGRAMI:

Dita 1.

1. Intro në rrugëtimin 3 ditorë dhe prezantimi i pjesëmarrësve

Fazat në të cilat kalon klienti në procesin e shitjes
Eksplorimi
Blerja
Fillimi
Përdorimi i shërbimit
Suporti
Rinovimi ose humbja e klientit
Guida e shitjes personale
Shkëmbime mendimesh dhe eksperiencash mbi bazën e infove të marra sa më sipër

Dita 2.

1. Shitja “door to door” – derë me derë.

Përse duhet bërë kjo mënyrë shitjeje
Si duhet bërë
Kur duhet bëre
Komunikimi – si një aset i rëndësishëm i agjentit
Si të bindim një klient të hezituar (eksperiencë personale + eksperiencat e pjesëmarrësve)
Si qëndrojnë të motivuar agjentët më të suksesshëm (info bazë + video motivuese nga interneti)
Menaxhimi i kohës

Dita 3.

1. Roleplay

Zhvillimi i situatave të ndryshme të improvizuara ndërmjet pjesëmarrësve (Klient VS Agjent)
Punë në grupe dhe individuale
Përmbledhje e pikave kryesore të trajnimit
Tregimi i eksperiencave të ndryshme personale në procese shitjesh nga audienca

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0