Ahmetaj: Rritet besimi në ekonomi

Ahmetaj: Rritet besimi në ekonomi


Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në faqen e  tij zyrtare në Facebook ka shpërndarë me ndjekësit e tij grafikun e Treguesit të ndjesisë Ekonimoke (TNE).

Zoti Ahmetaj shkruan se besimi në ekonomi vijon të rritet! Ekonomia shqiptare konsolidon çdo ditë trajektoren pozitive të saj, gjë që reflektohet edhe në besimin në rritje të aktorëve ekonomikë.

“Treguesi i Ndjesisë Ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2018, u rrit me 3.7 pikë, duke qendruar dukshëm mbi mesataren afatgjatë, në nivelin 117 pikë”, përfundon ai.

Pak ditë më parë Banka Botërore paralajmëroi në raportin e saj, se rritja ekonomike e vendit do të ulte ritmet, për shkak të përfundimit të investimeve të mëdha private TAP e Devoll, duke paralajmëruar edhe uljen e shpenzimeve të pritshme.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0