Skema e Granteve ka si objektiv të përgjithshëm të përmirësojë kushtet social-ekonomike të qytetarëve shqiptarë, përmes zbatimit të projekteve të zhvillimit rajonal, të cilët pasqyrojnë nevojat dhe prioritetet rajonale.
Kjo skemë do të zbatohet për Rajonin 2 në partneritet të ngushtë me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2. Pra, për herë të parë në Shqipëri prezantohet një mekanizëm ku institucionet rajonale do të gëzojnë funksione menaxhuese. Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 është ngarkuar me vlerësimin, përzgjedhjen dhe monitorimin e Skemës Pilote Rajonale të Granteve. Në këtë kontekst, Skema Pilote Rajonale e Granteve synon gjithashtu të kontribuojë në procesin e integrimit në BE të Shqipërisë, duke pasqyruar praktikën e mirë në Bashkimin Europian për këtë lloj instrumenti.
Shumat e granteve nga 24,000 Euro deri në 60,000 Euro janë në dispozicion për propozimet e projekteve nga Bashkitë në zona specifike të zhvillimit rajonal, të tilla si: ndërhyrjet për të përmirësuar shërbimet arsimore, sportin, turizmin dhe infrastrukturën kulturore, shërbimet sociale lokale, lehtësirat në transportin lokal, etj. Përveç këtyre, projektet do të synojnë të përmirësojnë direkt kushtet socio-ekonomike të komuniteteve lokale duke adresuar zgjidhjet për investimet lokale të shkallës së vogël për të ofruar cilësi jetese për komunitetet.
Takimi organizohet në datë 19 Prill, ora 11:00 – 14:00.
Për më shumë informacion për takimin klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.