Thirrje për propozime - “Heritage is our brand” - Business Magazine Albania

Thirrje për propozime – “Heritage is our brand”

Projekti “Heritage is our brand”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub, shpall thirrjen për aplikime për skemën e granteve të vogla.   Kjo thirrje për aplikime fton nisma krijuese dhe kulturore, që shndërrojnë trashëgiminë kulturore jomateriale në shprehje artistike dhe vizuale duke përdorur metoda bashkëkohore.

Propozimet duhet të marrin frymëzim nga historitë kulturore të zhvilluara nga projekti “Heritage is our brand”. Aplikuesit inkurajohen jo vetëm të shndërrojnë në mënyrë krijuese këto narrativa kulturore në vepra arti apo forma vizuale, por gjithashtu të angazhojnë publikun në mënyra domethënëse, duke nxitur ndërgjegjësimin, vlerësimin dhe reflektimin kritik mbi trashëgiminë jomateriale në shoqërinë bashkëkohore.   Skema e granteve të vogla është krijuar për të fuqizuar dhe mbështetur një grup të larmishëm aktorësh, që janë aktivisht të angazhuar në fushën e trashëgimisë kulturore. Kjo thirrje u drejtohet:

  1. Artistëve të rinj, krijuesve dhe praktikuesve kulturorë në prodhimin e veprave të reja, që kontribuojnë në kuptimin më të gjerë të trashëgimisë jomateriale dhe identitetit;
  2. Ekspertëve në fushën e kulturës. Kjo kategori përfshin historianë, artistë, edukatorë, kuratorë, studiues dhe menaxherë kulturorë me njohuri të thelluara në trashëgiminë kulturore;
  3. Organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe shoqatave kulturore, që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe luajnë një rol kyç në nxitjen e nismave kulturore me bazë komunitare.

Ju lutem referohuni paketës së dokumentacionit të thirrjes si vijon :

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0