Njerëzit që kanë frymëzuar sipërmarrësit e suksesshëm botëror

Njerëzit që kanë frymëzuar sipërmarrësit e suksesshëm botëror


Njihuni me njerëzit e rëndësishëm që kanë luajtur një rol të madh në jetën e këtyre sipërmarrësve të suksesshëm.

  1. Bill Gates frymëzohet nga babai i tij

Në një intervistë të fundit për Geek Wire, Gates tha: “Ka shumë cilësi të babait tim që unë do të doja t’i kisha. Ai punon për suksesin e aktivitetit që bën dhe nuk e vendos veten në qendër të vëmendjes.”

 

  1. Elon Musk e sheh nënën e tij si një model

Ajo i rriti fëmijët e saj si një nënë e vetme, duke u bërë kështu një model për ta. “Ata u rritën duke mësuar se në jetë duhet të punosh fortë, dhe sa më shumë të punosh aq më i zoti do të bëhesh dhe do të kesh më shumë fat,” është shprehur ajo në një intervistë për Vanity Fair.

  1. Jeff Bezos frymëzohet nga vëllai i tij fantastik, Mark

“Ka shumë gjëra që i adhur te vëllai im Mark,” ka thë Bezos. “Kur jam me vëllain tim unë qesh pafund sepse ai është njeriu më humor në jetën time.”

  1. Jack Ma është krenar për prindërit e tij

Themeluesi i Alibaba është një performues me zemër…. Prindërit e tij ishin të dy performues profesinal Pingtan, një formë tradicionale e të rrëfyerit të historive në Kinë.

  1. Mark Zuckerberg frymëzohet çdo ditë nga bashkëshortja e tij, Priscilla

Themeluesi i Facebook ka treguar se si është të punosh me bashkëshorten e tij, Priscilla Chan. “E vërteta është se ne kemi eksperienca shumë të ndryshme, kështu që ne kemi mësuar shumë nga njëri tjetri,” kanë thënë ata në një letër të hapur. “Ajo çfarë na bën një skuadër të mirë është se ne jemi të dy optimist për të ardhmen në një kohë kur shumë njerëz nuk e ndjejnë këtë.”

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0