“Tirana Last Mile”, prezanton avantazhet e makinave elektrike

“Tirana Last Mile”, prezanton avantazhet e makinave elektrike


Të apasionuarit pas automobilizmit dhe jo vetëm, iu bashkuan eventit “Tirana Last Mile”.

Lexoni: SAYTAXI ALBANIA: NJË SHQIPËRI E PASTËR ME MAKINA ELEKTRIKE

Dhjetëra të rinj patën mundësinë të njihen me avantazhet e makinave elektrike gjatë takimit të zhvilluar nga “Auto You” dhe “BusinessMag”, në Tirana Business Park me 1 Mars.

Përfaqësues të Auto You folën për avancimin teknologjik të makinave elektrike dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri. Pikat e karikimit të automjeteve do të vendosen në varësi të shitjes së automjeteve elektrike në qarkullim, thanë drejtuesit e Auto You, duke theksuar se deri në muajt e verës, këto pika karikimi do të gjenden edhe në jug të vendit. Me një autonomi deri në 140 kilometra, kostoja e udhëtimit është dukshëm më e ulët se automjetet me motorrë me djegie të brendshme.

“Një shembull i thjeshtë, është rruga Tiranë-Vlorë” e cila nuk do të kushtojë më shumë se 2 euro, ndërkohë automjetet elektrike kanë pothuajse zero shpenzime mirëmbajtje,” tha drejtuesi i Auto You, Florian Voko.

‘’Tirana Last Mile’’ është një projekt i vënë në jetë që të amortizojë dhe zgjidhë transportin urban të qytetarëve të Tiranës.

Lexoni: Tirana Last Mile, Investoni në biznesin tuaj me shpenzimet aktuale të karburantit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0