Tirana Last Mile, Investoni në biznesin tuaj me shpenzimet aktuale të karburantit - Business Magazine Albania

Tirana Last Mile, Investoni në biznesin tuaj me shpenzimet aktuale të karburantit


E ardhmja u përket makinave elektrike, ose me burime alternative energjie. Jemi tashmë në fundin e epokës së motorëve me djegie.

‘’Tirana Last Mile’’ është një projekt i vënë në jetë që të amortizojë dhe zgjidhë transportin urban të qytetarëve të Tiranës. Ekipi i AutoYou dhe Business Mag Albania do të prezantojnë alternativat për rritje dhe mundësinë e zhvillimit të biznesit falë zbatimit të elektromobilitetit. Më 1 Mars, ora 18.00, në Galerinë Tirana Last MileTirana Business Park, një grup specialistësh do të ofrojnë zgjidhje të personalizuara për çdo sipërmarrje të vogël, të mesme apo të madhe, për të maksimizuar fitimet duke investuar vetëm me shpenzimet aktuale për karburant.

Gjatë takimit të gjithë të interesuarit do të mund të njihen me avancimin teknologjik të makinave elektrike, projektet infrastrukturore të karikimit të tyre në Shqipëri dhe të provojnë ndjesinë e ngarjes së një makine elektrike.

Tirana Last Mile, është projekti i ri i cili synon të bëhet pioner i ndryshimit në industrinë e transportit, duke u dhënë zgjidhje problemeve që lidhen me të. Tashmë, është tërësisht në dorën tuaj, nëse do të përqafoni të ardhmen, apo do të mbeteni peng i të shkuarës.

Ky është viti elektrik!

Për t’u bërë pjesë e këtij eventi klikoni këtu: https://businessmag.al/evente/avancimi-teknologjik-makinave-elektrike/

Business Mag Albania në misionin e saj për të nxitur dhe promovuar sipërmarrjet e reja me impakt të rëndësishëm për shoqëri, mbështet fuqishëm këtë iniciativë që ndryshon mënyrën se si jetojmë. Për këtë kemi realizuar review-në e parë të taksive elektrike, e cila do të ndiqet nga të tjera review. Ndërkohë, Business Mag në mënyrë të vazhdueshme ju njeh me zhvillimet më të rëndësihme të teknologjisë në botë, duke sjellë të parët risitë teknologjike që po bëjnë revolucion.

Shqipëria, pavarësisht se me një fuqi të ulët blerëse për fjalën e fundit të teknologjisë, nuk mund të mos jetë pjesë e rrugëtimit botëror të zhvillimit.

Tirana Last Mile, Avancimi teknologjik i makinave elektrike dhe e ardhmja e tyre në Shqipëri. B2B Meetings

Banorët e planetit Tokë, kanë mëse 110 vite që përdorin masivisht makinat. Me zhvillimin e tyre, morën zhvillim edhe industritë e tjera, të cilat ndihmojnë ekzistencën e makinave, por edhe sporte të reja dhe bashkë me to edhe patenta televizive e shumë e shumë burime të tjera të ardhurash.

Por, jemi mësuar që çdo gjë, është pjesë e një cikli, që ka një fillim dhe një fund.

Sot, jemi duke përjetuar “pleqërinë” e motorrëve me djegie të brendshme dhe zëvendësimin e tyre me motorrë elektrikë. Revolucioni industrial 3.0 nuk mund të linte pa prekur edhe këtë industri.

Ishte viti 2008 kur disa prej kompanive lider në botë, filluan t’a merrnin seriozisht prodhimin e makinave elektrike në masë, për të arritur në ditën ku jemi sot. Elon Musk, i konsideruar si Henry Ford i kohëve moderne me kompaninë e tij Tesla, po masivizon makinat elektrike, ndërkohë që edhe konkurentë të tjerë janë në garë. Megjithatë Tesla ka diçka më shumë se të tjerët sepse po mbështetet tek inteligjenca artificiale dhe Autonomia e makinës në drejtimin.

Franca pak kohë më parë firmosi një marrëveshje, e cila do të ndalojë shitjen në Francë të makinave me djegie të brendshme nga viti 2040.

Hollanda dhe Danimarka janë rrugës drejt eleminimit pak më të shpejtë të tyre.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar rreth 108,000 të tilla deri në gusht 2017 dhe janë funksionale gjithsej rreth 13,000 pika karikimi.

Ndërkohë në Norvegji aktualisht rreth 1/3 e makinave të regjistruara janë elektrike…!!!

Ndryshimet klimaterike gjithashtu kanë krijuar nevojën për të krijuar burime energjie ekologjike si hidrocentralet, mullinjtë e erës (windmills), e krijime të reja nga shkencëtarë dhe studiues të rinj ose të vjetër. Nikola Tesla pati thënë dikur se ne kemi burime të “pafundme” energjie, por duhet t’i zbulojmë ato dhe t’i mirë-përdorim. Por e gjithë kryefjala është tek ekologjia, e të qënurit sa më i pastër dhe pa ndotur këtë planet të bukur të rrënuar nga egoizmi njerëzor.

Për të parë sesi funksionon një makinë elektrike klikoni në videon e mëposhtme të prezantuar nga: Business Mag Automotive – Makinë elektrike Nissan eNV200

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0