Tashmë me SwiftKey ju mund të editoni sticker-at tuaj të preferuar

Tashmë me SwiftKey ju mund të editoni sticker-at tuaj të preferuar


Deri para pak kohësh, tingëllonte ende e çuditshme teksa përmëndej fakti se mund të ndërronim tastierën e smartfonit duke shkarkuar një aplikacion. Por, kjo gjë nuk ndodh më. Kur vjen puna tek një kategori e tillë, SwiftKey, është një nga më të preferuarit.

Ajo krijon një databazë me fjalët që t’i shkruan më shumë. Kjo, e bashkuar me fjalën e gjuhës përkatëse, për të na ndihmuar të shkruajmë më shpejt. Në gjuhën shqipe, ajo çka i bën përshtypje bashkëbiseduesit, është përdorimi i shkronjave që rëndomë i anashkalojmë si “ë” apo “ç”. Gjithashtu,  ky aplikacion ndihmon shumë edhe në rastet kur duhet të marrësh shënime në shkollë. Me të, mund t’i bësh ballë edhe pedagogut më të nxituar.

Së fundi, aplikacion, ka shtuar edhe një opsion tjetër tepër interesant, në versionin 7.0. Ky update, konsiderohet si më i rëndësishmi pas blerjes së SwiftKey nga Microsoft në vitin 2016. Tashmë, me SwiftKey, sticker-at janë të editueshëm. Është shtuar edhe një toolbar i ri gjithashtu.

Toolbar zëvendëson opsionin e “vjetër”, dhe thuhet se kjo do të sjellë akoma edhe më shumë lehtësi për përdoruesin.

Ndër shumë opsionet e reja të cilat e bëjnë këtë aplikacion tepër të preferuar, një prej tyre, tërheq pak vëmendje. Deri më tani, të gjithë ne gjenim një sticker, dhe thjeshtë e dërgonim. Tashmë, mundemi edhe t”i editojmë. Kështu, mund të marrim një sticker, të vëmë tekst mbi të dhe ta dërgojmë. Gjithashtu edhe mund ta ruajmë atë për përdorim të mëvonshën.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

https://youtu.be/FTkwnSkBrn4

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0