Apple "pushton" Hollywoodin

Apple “pushton” Hollywoodin


“Apple” po angazhohet shumë për të pushtuar Hollywood-in, me programe televizive origjinale, një përpjekje më shumë për të kaluar suksesin e vakët me “Planet of the Apps” dhe “Carpool Karaoke”.

Vitin e kaluar, “Wall Street Journal” foli për një buxhet prej 1 miliard dollarësh për t’ia dalë mbanë në synimet e kompanisë, ndërsa sot “New York Times” shkruan se ajo shifër parashikohet të rritet shumë, për të arritur objektivat e reja në prodhimet origjinale të “Apple”.

Lexoni: Mësimet më të mira financiare nga Hollywood për sipërmarrësit

Kompania po ndërton në Kaliforni një ambient rreth 12 mijë metra katrorë për “Apple Worldwide Video”, e gjitha për një skuadër prej 40 personash, që do të merren me filma dramë për të rritur, programe për fëmijë dhe një programacion dedikuar Europës dhe Amerikës Latine.

Gjatë verës së vitit 2019 pritet të dalin frytet e para të kësaj pune. Për momentin, janë 12 projekte, 9 prej të cilave seriale pa një episod pilot.

Lexoni: Apple sjell horrorin në jetën reale (Video)

Mes tyre është edhe “Amazing Stories” i Spielberg, një serial me regjisorin e “La La Land”, Damien Chazelle, një serial thriller psikologjik i ideuar nga M. Night Shyamalan, si dhe një program mëngjesi me Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon.

Sipas “NY Times”, parashikohet që “Apple” të kalojë investimet e “YouTube” dhe “Facebook” në këtë sektor, duke u përqendruar në programe që thithen shpejt nga shikuesit dhe që kanë më shumë interes në shikueshmëri, për të gjitha shijet e njerëzve.

/TheNewYorkTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0