Reformimi i sektorit të ujit pritet të sjellë një tjetër rritje çmimi për Tiranën, si dhe një rritje të çmimit në të gjithë vendin. Në raportin e publikuar së fundmi, i cili i referohet vitit 2017 thuhet se ka ende hapësira për të rritur tarifat që lidhen sidomos me pjesën e shërbimeve.
Rrjeti vijon të ketë humbje të mëdha në nivelin 67% dhe lidhjet e paligjshme zënë sipas raportit 20% të totalit.
Edhe pse, këto të dhëna flasin më shumë për probleme menaxhimi, Enti Rregullator shikon të arsyeshme rritjen e tarifave për të ‘’korrigjuar’’ pjesërisht defiçitin tregtar.
Raporti thotë shprehimisht, “nga përshkrimi i gjendjes së sektorit vihet re një përqindje e lartë e mbledhjes së faturave, ndërkohë që përgjithësisht sektori është në gjendje jo të mirë financiare.’’ Kjo tregon që krahas problemit të lidhjeve të paligjshme, faktor tjetër kryesor për gjendjen e dobët financiare janë edhe tarifat e ulëta të shërbimeve, që kanë mjaft hapësirë për rritjen e tyre. Këtë fakt ERRU e ka një ndër konsideratat kryesore gjatë analizës, vlerësimit dhe miratimit të tarifave që propozojnë shoqëritë UK”.
Vlerësimet për pagesën marrin për bazë nivelin e përballueshmërisë së familjeve, pra mundësinë që ka një familje për pagesën e faturës së shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve, çka mund të shkojë deri në 5% të të ardhurave mesatare familjare. Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, ERRU kujton se të ardhurat mujore mesatare të një familjeje janë rreth 70 lekë/muaj, që i korrespondon një niveli të përballueshmërisë së tarifave prej rreth 300 lekë/m3 duke theksuar në raport se tarifat aktuale të shërbimeve UK janë akoma mjaft më të ulëta se kjo vlerë.
Pak ditë më parë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri kishte theksuar se familjet duhet të kyejnë pagesat, përfshirë edhe pagesat e prapambetura, ndërsa më parë, Drejtori i Entit Rregullator të Ujit, paralajmëroi rritje të vazhdueshme tarifash, për të përballuar nevojën për investime. “Strategjia Kombëtare e Financimit të Sektorit të Ujit me anë të një modeli 3T (Tarifa, Transferta Donatoresh, Taksa-Buxheti nga qeveria qendrore).
Në kryeqytet vetëm një muaj më parë, çmimi i ujit është rritur 44% duke kaluar nga 45 lekë për metër kub, në 65 lekë).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.