Apple sjell horrorin në jetën reale (Video)

Apple sjell horrorin në jetën reale (Video)


Pak kohë më parë, Apple hodhi në treg së bashku me sistemin e fundit iOS të iPhone edhe “ARKit”, një aplikacion me anë të të cilit mund të modifikosh realitetin.

E pikërisht duke shfrytëzuar këtë teknologji të re, një programues zgjodhi një skenë të famshme të filmit horror “The Ring” të 2002 për të treguar se çfarë mund të bëhet me “ARKit”. Në realitetin e modifikuar, Samara, vajza e cila në film është vrarë ashtu si në prodhimin hollivudian del nga televizori, por me ndryshimin e madh që nuk del vetëm nga televizori i protagonistëve të tjerë të filmit, por edhe nga televizori i programuesit.

E gjithë skena është filmuar dhe postuar më pas në rrjetet sociale. Programuesi thotë se me këtë do të tregojë se çfarë mund të arrihet me teknologjinë e modifikimit të realitetit. Kjo teknologji, mundëson që asaj çfarë na shohin sytë, t’i shtosh një realitet virtual.

/DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0