“Investitori inteligjent”, libri i shkruar nga një hebre konsiderohet si më i lexuari nga miliarderët - Business Magazine Albania

“Investitori inteligjent”, libri i shkruar nga një hebre konsiderohet si më i lexuari nga miliarderët


Libri “The Intelligent Investor” (Investitori Inteligjent), i shkruar nga amerikano-hebreu Benjamin Graham, i publikuar në vitin 1949, konsiderohet si një librat nga më të lexuar nga investitorët, një pjesë e madhe të të cilëve sot janë miliarderë, përfshirë Warren Buffet, pronarin e Berkshire Hathaway, dikur një nxënës i Graham.

Buffet e konsideron Graham, si njeriun e dytë që ka influencuar më së shumti në jetën e tij, pas babait të tij.

“The Intelligent Investor” konsiderohet si bibla e “bursës”.

Benjamin Graham (1894-1976) ishte një investitor, ekonomist dhe profesor, është parë gjerësisht si “babai i vlerës së investimit”.

Benjamin Graham, lindi në Londër si Benjamin Grossbaum, në një familje hebrenjsh. Kur ishte një vjeç, familja e tij u vendos në Nju Jork. Pas vdekjes së babait të tij, ai provoi varfërinë. Benjamin Graham u diplomua në Universitetin Kolumbia. Hodhi poshtë një ofertë për të dhënë mësim në matematikë dhe filozofi, duke zgjedhur të punojë në Wall Street, duke themeluar kompaninë “Graham-Newman Partnership”.

Ai kishte shkruar më parë, një libër tjetër, “Security Analysis” (1934), por “The Inteligent Investitor”, mbahet si kryevepra e tij, madje është ribotuar disa herë.

Lexoni: Warren Buffett tregon librin që i ndryshoi jetën dhe e ktheu atë në një miliarder

Filozofia e Benjamin Graham në lidhje me investimet, ka të bëjë me psikologjinë e investitorit, analizat thelbësore, shumëllojshmërinë e bizneseve, blerjen në kufijtë e sigurisë, mendimet e kundërta rreth një projekti biznesi, borxhet minimale, etj.

Ai shpiku personazhin e “Mr. Market”, me të cilën lexuesit e librit të tij, duhej të imagjinonin sikur hynin në marrëdhënie biznesi, i cili herë blen dhe herë shet aksione të kompanive. Mr. Market vendoset në disa situata, herë të sukseshme dhe herë të dështuara, herë me logjikë të fortë dhe herë emocional, si shembuj logjikë për lexuesit.

Libri i tij në menaxhimin dhe investimin hapi rrugën e një vale moderne në investimet e vlerave monetare brenda fondeve të pëbashkëta, krijimet e fondeve “hedge”, diversifikimin e kompanive holding. “Investitori dhe këshillat e tij” është një nga shumë kapitujt interesantë të librit.

 burimi: Izraeli sot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0