Vit i ri ujë e prona më shtrenjtë

Vit i ri ujë e prona më shtrenjtë


 

Është  bërë traditë që viti i ri të vijë me taksa e tarifa të shtuara në shumicën e rasteve, ndërsa nuk mungon ulja për sektorë specifikë.

Pikërisht me trokitjen e gotave në mesnatën e ndërrimit të viteve, është shtrenjtuar çmimi i ujit për banorët e sipërmarrjet në Tiranë, ndërsa prona do të kushtojë më shtrenjtë në të gjithë vendin.

Nga 45 lekë/m3, Enti Rregullator i Ujit miratoi rritjen me 20 lekë/m3, duke e çuar çmimin në Tiranë në 65 lekë/m3 për familjarët. Institucionet buxhetore do të paguajnë 140 lekë/m3, ndërsa sipërmarrjet do të tarifohen me 155 lekë/m3 nga 135 lekë/m3 që paguajnë aktualisht.

Përjashtuar energjinë elektrike, e cila nuk parashikohet të rritet këtë vit, taksat e shtuara kanë prekur burime të rëndësishme jetese. Taksa e pronës (flasim për banesën e parë që siguron të drejtën e strehimit) është rritur rreth 35% këtë vit. Ligji i miratuar në paketën fiskale hy në fuqi me 1 prill, periudhë kur pritet të jetë përgatitur administrata në mbledhjen më të mirë të kësaj takse.  Rritja erdhi me kalimin nga taksë fikse në përqindje sipas vlerës. Për vlerë do të llogariten çmimet e tregut sipas zonave të banimit, e në mungesë të kësaj, taksa llogaritet në bazë të çmimit referencë.

Sipërmarrjet e vogla pritet të përballen me uljen e pragut të TVSH-së nga 5 mln lekë xhiro vjetore në 2 mln lekë. Edhe pse parimisht kjo nuk do të rrisë kostot e biznesit pasi TVSH paguhet nga konsumatori,  sipërmarrjet duhet të shtojnë pagesat për ekonomistët që do të mbajnë llogarinë.

Të lehtësuara këtë vit do të jenë sipërmarrjet që prodhojnë software (biznese në fushën e tekologjisë së informacionit). Tatim-fitimi për ta zbret nga 15% në 5%.

Me lehtësi të theksuara do të punojë nga ky vit një pjesë e vogël e segmentit të turizmit. Flasim për hotelet me 4 dhe 5 yje, investimet e të cilave do të përjashtohen  nga TVSH, Tatim-Fitimi,taksa e ndërtimit të objektit, taksa e ndikimit në infrastrukturë. Ulja dhe përjashtimi vlejnë për një periudhë 10 vjeçare.

Në total qeveria pret më shumë taksa se një vit më parë. Përjashtuar efektin e rritjes ekonomike, pra vetëm për shkak të ndryshimi  të taksave, shqiptarët do të paguajnë shtesë këtë vit mbi 22 milionë euro.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0