Çfarë kemi të përbashkët Bill Gates, Jeff Bezos dhe unë?

Çfarë kemi të përbashkët Bill Gates, Jeff Bezos dhe unë?


Jeff Bezos dhe Bill Gates mund të jenë dy njerëzit më të pasur në planet, por kjo nuk do të thotë që ata nuk i lajnë pjatat.

Të dy miliarderët thonë se ata i lajnë pjatat dhe gotat çdo natë pas darkës.

Në një intervistë me Ceo-n e BusinessInsider Henry Blodget, Bezos tha se larja e pjatave është pjesë e rutinës së tij.

“Unë i laj pjatat çdo natë,” tha Bezos, i cili gëzon një pasuri prej 95 miliardë $. “Jam i sigurt që kjo është gjëja më femërore që bëj,” tha ai duke qeshur.

Gates, momentalisht njeriu i dytë më i pasur në botë, jo vetëm që i lan pjatat, por edhe e pëlqen këtë gjë.

I pyetur nga Reddit “Ask Me Anything”, në vitin 2014, “Cila është gjëja më e veçantë që bën që askush nuk mund ta imagjinojë?” Gates, pasuria e të cilit është 89.2 miliardë $, u përgjigj, “Unë laj pjatat çdo mbrëmje dhe më pëlqen shumë kjo gjë.”

Edhe pse mund t’ju vijë për të qeshur, shkenca mendon se pas këtij aktiviteti mund të ketë ndonjë sekret. Studime të shumta kanë zbuluar se larja e pjatave redukton stresin dhe rrit kreativitetin.

Një studim i Universitetit Shtetëror të Floridës zbuloi se studentët, të cilët ishin të fokusuar gjatë larjes së enëve (dmth. fokusi në frymëmarrje dhe prekje, aroma dhe të shijuarit e procesit) panë një ulje të nivelit të tyre të stresit dhe një nxitje në frymëzim. Ndjesia e ujit të ngrohtë ose era e sapunit stimulojnë trurin.

Një tjetër studim i Universitetit të Kalifornisë, Santa Barbara, zbuloi se kryerja e detyrave të pamenduara lejon që truri të aftësohet dhe të angazhohet në zgjidhjen kreative të problemeve.

Për shembull, njerëzit të cilët e përfunduan të parët një detyrë “të mërzitshme”, si kopjimi i numrave nga një libër telefonik, ishin në gjendje të mendonin më shumë në mënyrë kreative, sipas një studimi të Universitetit të Lancashire-it Qendror.

Mendoni pak: Kur i merrni idetë tuaja më të mira? A ndodh kur jeni të ulur në tavolinën tuaj duke pritur që ato të vijnë? Apo kur nuk jeni të fokusuar gjatë kohës duke bërë dush ose duke bërë ushtrime fizike dhe një mendim i shkëlqyer papritur lind në kokën tuaj?

Procesi aspak argëtues i larjes së pjatave mund t’ju ofrojë të njëjtën gjë.

Pra, herën tjetër kur të shihni një pirg me pjata të palara në lavaman, mos u tregoni indiferent, por përvishni mëngët dhe futjuni punës. Ky aktivitet do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë dhe më kreativë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 5 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0