Studimi, përdoruesit e Samsung Galaxy më të lumtur se ata të iPhone

Studimi, përdoruesit e Samsung Galaxy më të lumtur se ata të iPhone


Sipas analizës LikeFolio në Twitter lidhur me ndjenjën e konsumatorit, pronarët e telefonave të Samsung Galaxy janë më të lumtur me telefonat e tyre se ata të Apple, iPhone.LikeFolio përdor hulumtimin e të dhënave sociale për të zbuluar tendencat e konsumatorëve me kompanitë publike, në këtë rast duke matur se si konsumatorët reagojnë me telefonat iPhone dhe Samsung Galaxy.

iPhone vs Galaxy

Reagimet ndaj iPhone kanë qenë shumë konsistente rreth 60% -70% janë pozitiv, ndërsa Samsung është rikuperuar në sytë e konsumatorëve dhe ka pasur një përqindje më të lartë të ndjenjave pozitive gjatë gjithë vitit të kaluar.

Me pak fjalë, Samsung po krijon konsumatorë të lumtur me linjën e telefonave Galaxy.

Vlerësim i ulët për iPhone X

Ndërkohë që iPhone X ka një ekran të bukur, aftësi të jashtëzakonshme, kamera super të qartë dhe sigurinë e re me njohje të fytyrës, Apple ende ka shumë punë për të bërë. Kjo vjen si pasojë e prononcimeve të fundit lidhur me ngadalësimin iPhone dhe baterisë jo shumë të qëndrueshme, gjë që mund të rezultojë me riparime ose zëvendësime të kushtueshme.

Lexoni: Apple pranon ngadalësimin e iPhone-ëve, përballet me gjykatën

Sipas Raporteve të Konsumatorit, iPhone X ($ 999.99- $ 1.149) nuk është telefoni më i mirë që mund të blini pavarësisht se iPhone është më i miri i Apple.

Ajo çfarë e favorizon akoma më shumë Samsung janë dhe çmimet e mira të telefonave, Galaxy S8 ($ 724.99), S8 Plus ($ 849.99) dhe S7 ($ 594.99). Këto ndryshime të mëdha të çmimeve mund të jenë një nga arsyet që konsumatorët iPhone duken më pak të kënaqur me pajisjen e tyre sesa pronarët e Samsung Galaxy.

Analisti Michael Olson, nga Piper Jaffray, pret që Apple të lëshojë tre iPhone të rinj vitin e ardhshëm me ekrane më të mira OLED. “Pasardhësit e iPhone X mund të zgjerojnë interesin për një pjesë më të madhe të përdoruesve të iPhone në Vjeshtën e vitit 2018,” shkruan ai.

Lexoni: Produktet Apple, probleme me sigurinë

Ne ende mendojmë se Apple do të vazhdojë të dominojë me iPhone X e tyre, por kur është fjala për përdorues të lumtur, Samsung duket se po bën gjëra më të mira.

/Finance

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0