Apple pranon ngadalësimin e iPhone-ëve, përballet me gjykatën

Apple pranon ngadalësimin e iPhone-ëve, përballet me gjykatën


Shumë njerëz kanë kohë që besojnë se Apple me dashje ngadalëson performancën e iPhone në përpjekje për t’i bërë përdoruesit të blejnë telefonat e tyre të rinj.

Për herë të parë, Apple ka pranuar se ngadalëson disa iPhone. Por, kompania shpjegoi se vitin e kaluar e mori veprimin për të parandaluar fikjet e papritura të lidhura me baterinë.

Problemi, lidhet me baterinë litium brenda iPhone. Bateritë mund të dështojnë në kushte të caktuara – si i nxehtë apo i ftohti i madh – ose ndërsa vjetërohen me kalimin e kohës. Kjo ndonjëherë mund të shkaktojë ngadalësimin e iPhone-ve më të vjetër, tha Apple.

Pronarët e iPhone-ëve në disa shtete po padisin Apple. Ata akuzojnë Apple për shkelje të ligjit duke kufizuar në mënyrë të qëllimshme performancën pa i informuar pronarët e iPhone se problemet mund të rregullohen duke zëvendësuar baterinë e pajisjes. Kjo, thonë ata, i detyroi ata të shpenzojnë më shumë para për të blerë iPhone të rinj.

Analistë dhe pronarë të iPhone zhvilluan disa teste që përfshinë iPhone 6s dhe iPhone 7, me disa versione të ndryshme të sistemit operativ. Rezultatet e testeve fajësuan bateritë e vjetëruara që shkaktuan ulje të performancës së pajisjes.

Disa analistë ekonomikë kanë ulur parashikimet për dërgesat e iPhone X të vitit 2018, duke parë dhe kërkesat shumë më të ulëta. Daily Economic ka njoftuar së fundi se Apple mund të ulë objektivat e saj të shitjes për iPhone X në tremujorin e parë nga 50 milionë në 30 milionë.

/VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0