Aktiviteti i startup-eve në Europën Qendrore dhe Lindore

Aktiviteti i startup-eve në Europën Qendrore dhe Lindore


Europa Qendrore dhe Lindore është e ndryshme: rajoni përfshin disa nga ekosistemet inovative më të avancuara të Europës (Estonia, Sllovenia) dhe disa nga ata më pak të zhvilluarit (republika të caktuara të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë).

Rusia është rajoni lider përsa i përket aseteve teknologjike, numrit të startup-eve dhe volumit të investimeve. Estonia dhe Sllovenia janë më përpara në këtë drejtim.

Shumë vende dhe rajone zotërojnë asete të fuqishme teknologjike dhe inxhinierike, si dhe një nivel të lartë të arsimit, një trashëgimi kjo e sistemit të tyre komunist. Këto vlera hodhën themelet e kapaciteteve për zhvillim softuerik të integruar ndërkombëtarisht në shumë vende, të cilat po zhvendosen në një model të orientuar drejt produkteve dhe inovacionit.

Në shumë shtete, ekosistemi lokal i inovacionit është zhvilluar në një mënyrë spektakolare gjatë këtyre viteve të fundit. Megjithatë disa vende si Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia, vazhdojnë të mbeten mbrapa.

Në shumicën e vendeve, qeveritë dhe insititucionet publike kanë luajtur një rol aktiv në mbështetjen e startup-eve lokale dhe aktiviteteve të sipërmarrjes.

Emigrimi i profesionistëve dhe startup-eve ka ndikur në shumë vende të rajonit, si pasojë e kërkesës së tregut amerikan si dhe hapësirës së limituar për t’u zhvilluar në tregun lokal, kapitalit të vogël dhe në disa raste prej mentalitetit negativ politik dhe shoqëror. Gjithsesi, ndikimi i emigracionit nuk është plotësisht negativ, sepse shumë startup-e mbajnë lidhjet me vendin e origjinës dhe sipërmarrës të suksesshëm investojnë në atdheun e tyre.

Me më pak se 1% të investimeve globale, aktiviteti sipërmarrës në rajon mbetet shumë i dobët. Edhe pse krenohet me shifrat e arritura deri më tani (gati 900 milionë dollarë në 2016), aktiviteti i saj sipërmarrës duket jashtëzakonisht modest nëse krahasohet me tregjet kryesore në botë (SHBA: 70 miliardë  dollarë, Kina: 30 miliardë dollarë). I vetmi vend i rajonit me një aktivitet të lartë në terma relativë është Estonia, me rreth 60 dollarë investim për frymë (SHBA: 185 dollarë, Franca: 33 dollarë), e pasuar nga Sllovenia dhe Letonia. Në disa shtete si Shqipëria, Azerbajxhani, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia, aktiviteti i sipërmarrjeve është i pa rëndësishëm.

Pak sipërmarrje ndërkombëtare vijnë në Europën Qendrore ose Lindore, për shkak të tregjeve lokale relativisht të vegjël, ose, edhe më shpesh prej mungesës së informacionit në lidhje me këto tregje dhe mundësitë e tyre.

Megjithatë, sipas raportit “Startup Investment &  Innovation in emerging Europe” disa investitorë të huaj kanë patur fitime të mëdha nga investimet e njëpasnjëshme në startup-et nga rajoni. Në kontrast me aktivitetin e saj modest në fushën e sipërmarrjes, të dhënat e EQL në skenën globale të ICO-së janë mbresëlënëse.

/EastWestNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0