Arsimim i vazhdueshëm në fushën e SHITJES dhe KOMUNIKIMIT. Denis Gafurri ju fton në trajnimin e tij:
Është kënaqësi që t’ju ftojmë të merrni pjesë në seminar ekskluziv me temën, “Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejt Suksesit”. Kemi përzgjedhur këtë temë sepse besojmë që profesioni SHITËS është një nga më të guximshmit në mjedisin e sotëm të biznesit.
Ne nuk e shohim trajnimin e shitjeve si një ngjarje, por një proces të vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë, njohuritë dhe rezultatet e shitjeve. Sistemi ynë i trajnimit drejton ndryshimin e vërtet të sjelljes dhe çliron potencialin e shitjes.
Objektivi i trajnimit:
Metoda jonë e shitjes është e lartë, të gjitha programet tona të shitjes janë të bazuara në hulumtime me njohuri nga qendra të ndyrshme për kërkimin e shitjeve, të testuara dhe të provuara për të punuar për shumë shitës. Prandaj, duke pasur parasysh që 77% e të mësuarit harrohet brenda 6 ditëve, nëse nuk përsëritet. Që trajnimi të ketë ndikim të vërtetë, ai duhet të mësohet, praktikohet dhe përforcohet me kalimin e kohës.
Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:
- Si t’i rrisim shitjet dhe të dominojmë;
- Njohja e brandit nga punëtorët (Brand awareness);
- Promocioni në rrjetet sociale dhe si ju ndihmojnë rrjetet sociale për të fituar më shumë biznese;
- Takimi dhe negocimi me klientë;
- Menaxhimi efektiv i kohës;
- Gjuha e trupit;
- Si t’i trajtojmë refuzimet e klientit dhe si blejnë njerëzit në shekullin 21;
- Referenca;
- Mbyllja e shitjes dhe shumë të tjera.
Pritet që pjesëmarrësit të marrin shënime e të jenë pro-aktivë dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me katalog të trajnimit që do t’ju udhëheqë më tej drejt rezultateve më të mira në shitje edhe pas trajnimit.
Kushtet e pjesëmarrjes:
Ky trajnim është dedikuar posaçërisht për: stafin menaxhues të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjeve. Në fund të fundit të gjithë jemi në shitje pa marr parasysh se çfarë profesioni kemi duhet të dimë se si të ndërtojmë raport me njerëz dhe të fitojmë besimin e tyre. Është shumë i dobishëm për të gjitha kompanitë që merren me shitjen e shërbimeve, produkteve, prodhim dhe distribuim.
Kohëzgjatja:
Trajnimi zgjatë 2 ditë, nga data 25.01. – 26.01.2018, duke filluar nga ora 10.00 deri në ora 16.00.
Si duhet të aplikoni?
Aplikimin mund ta bëni në mënyrë elektronike në besart.krasniqi@oek-kvv.org.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.