Tatimet këshillojnë - Ja si bëhet saktësimi i vlerës së tatueshme

Tatimet këshillojnë – Ja si bëhet saktësimi i vlerës së tatueshme


Për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, TVSH është e detyrueshme në datën e furnizimit apo të faturimit pavarësisht datës së pagesës së furnizimit.

Për qëllime të kryerjes së saktësimit furnizuesi do të lëshojë njërën prej faturave që përdor, e cila është faturë korrigjuese dhe sipas rastit dhe qëllimit për të cilin është aplikuar duhet të përmbajë shënimin:

  • Faturë korrigjuese – kur nuk kërkohet që midis palëve të rimbursohen vlerat (pagesa nuk është kryer në rast tërheqje prej furnizimit).
  • Faturë korrigjuese – Notë krediti nëse korrigjon në ulje vlerën e faturës fillestare;
  • Faturë korrigjuese– Notë debiti nëse korrigjon në rritje vlerën e faturës fillestare.

Notë krediti ose notë debiti lëshohet në ato raste kur prej blerësit pretendohet kthimi (rimbursimi) i shumës nga furnizuesi.

Me anulim apo tërheqje prej furnizimit kuptohet:

  • një furnizim do të konsiderohet i anuluar, në datën kur, pasi është bërë porosia dhe kryer parapagesa, blerësi, i cili nuk do ta vazhdojë këtë porosi, i kërkon shitësit t’i kthejë (rimbursojë) shumën e parapagesave të bëra;
  • një furnizim do të konsiderohet i tërhequr, në datën kur palët rivendosen në situatën që ishin para realizimit të furnizimit. Pra mallrat i kthehen shitësit pasi furnizimi nuk është i njëjtë me atë që ka kërkuar blerësi ose mallrat janë të dëmtuara ose shërbimi nuk është kryer.

Zbritje në momentin e furnizimit

Kur ulja përfitohet në momentin e furnizimit ajo pasqyrohet në faturën e lëshuar nga furnizuesi për furnizimin, duke treguar edhe vlerat përkatëse fillestare dhe ato pas uljes. Furnizuesi dhe bleresi regjistrojnë faturën në librat përkatës duke marrë parasysh edhe uljen ose reduktimin e vlerës në momentin e furnizimit. Në këtë rast nuk duhet të zbatohet faturë korrigjuese.

Për të konsideruar të saktë procedurën e kryer kërkohet që :

Fatura e re që anulon, zëvendëson ose korrigjon të mëparshmen duhet të përmbajë referencën e saktë të faturës fillestare dhe shënimin e anulimit të kësaj të fundit. Përveç kësaj, ajo duhet të përmbajë tërësinë e informacioneve që përmban një faturë tatimore si dhe vlerat përkatëse të korrigjuara.

Në rastin kur lëshohet nota e kreditit, ajo duhet të përmbajë referencën e faturës fillestare dhe të tregojë shumën e uljes së miratuar, si dhe shumën e TVSH korresponduese.

Përveç kësaj, nota e kreditit duhet të përmbajë të dhënat identifikuese të palëve, si dhe vlerën e furnizimit dhe TVSH e detyrueshme pas zbatimit të reduktimit të çmimit. Të evidentohet qartë edhe vlerat përkatëse të zbritjes. Në të njëjtën kohë, klienti blerës i tatueshëm me TVSH, nëse e ka kryer zbritjen e TVSH që figuron në faturën fillestare, është i detyruar të reduktoje (ulë) shumën e kësaj zbritje sipas shumës së tatimit që figuron në notën e kreditit.

Shembull:

Firma Pr. në datën 30.07.2017 furnizon klientin e saj Bar Tiraname 500 litra pije freskuese me çmim për njësi 40 lekë. Ajo lëshon faturë tatimore kur kryen furnizimin. Pas kryerjes së furnizimit në datën 1 gusht 2017 shitësi konstaton se mes pijeve të dërguara një sasi prej 100 litrash i përkasin një lloji pijesh freskuese që kanë një çmim 50l/litër. Atëherë në këtë rast firma Pr. duhet të lëshojë një faturë korrigjuese – notë debiti me qëllim rregullimin e detyrimit të TVSH. Pr. do të paguajë TVSH-në shtesë ndërsa Bar Tiranaka të drejtë të zbresë shumën e TVSH-së së korrigjuar me notë debiti.

Shënim. Në nenin 40 dhe 41 të ligjit 92/2014 “Për TVSH në RSH” i ndryshuar, janë parashikuar rastet kur lejohet të bëhet një saktësim i TVSH-së së faturuar prej furnizuesit të mallit/shërbimit, në rast anulimi apo tërheqje prej furnizimit ose një reduktim i çmimit pas momentit të kryerjes së furnizimit. Vlera e tatueshme saktësohet duke u reduktuar në përputhje me rregullat dhe procedurën e përcaktuar në nenin 32 UMF nr 6 Dt 30.01.2015 “Për TVSH në RSH”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0