Vajzat nga Kosova në listën e finalistëve të revistës Forbes "30 under 30"

Vajzat nga Kosova në listën e finalistëve të revistës Forbes “30 under 30”


Përfaqësuar nga Blerta Thaçi, Dafina O. Olluri dhe Blina Meta Shala, OPEN DATA KOSOVO  është përzgjedhur nga lista “30 under 30” e revistës prestigjoze Forbes. Kjo listë synon të shpërblejë 300 inovatorë, sipërmarrës dhe udhëheqës nën moshën 30 vjeç nga e gjithë Europa, të cilët po transformojnë dhe ndryshojnë botën.

Nga 15,000 aplikime në 20 kategori, këto tre vajza të organizatës kosovare “Open Data Kosovo” janë përfshirë në listën “Law and Policy”( “Ligj dhe Politikë”), duke theksuar arritjet e tyre në angazhimin social, duke rritur transparencën e qeverisjes dhe aktivizmin dixhital, duke e vënë kështu Kosovën në konkurrencë me vende si Anglia, Danimarka dhe Gjermania.

Në një postim në faqen zyrtare në facebook “Open Data Kosovo” shpreh se, “Jemi të përkushtuar në realizimin e projekteve që synojnë rritjen e transparencës publike përmes teknologjisë së informacionit si dhe edukimin e vazhdueshëm të të rinjve për përdorimin e teknologjisë. Që nga themelimi i saj në 2014, përmes #Techstitution, #Tech4Policy dhe #Techsperienceprojects, ODK po përdor humanitarizmin qytetar-teknologjik dhe dixhital për të advokuar për qeverisje më transparente.”

Blerta Thaçi është një prej fitueseve në edicionin e vitit të kaluar të ICT Awards si “Femra e vitit në ICT”. Ajo është themeluese e Girls Coding Kosova, një organizatë jo qeveritare e krijuar për të bashkuar dhe krijuar rrjetin e femrave të pasionuara në teknologji. Aktualisht punon në Open Data Kosovo si zhvilluese software dhe udhëheqëse e programeve të organizatës.

Gjatë një interviste për BusinessMag, Blerta ka ndarë me lexuesit tanë rrugëtimin e saj në teknologji dhe planet e saj për të ardhmen.

Për të lexuar intervistën e plotë: “ICT Femra e Vitit,” Blerta Thaçi: “Vizioni ynë është që të krijojmë një sektor pa paragjykime të IT-së në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit”

Lexoni për profilin e Open Data Kosovo në revistën Forbes Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0