Hapësirë e përbashkët pune në zemër të Tiranës - Business Magazine Albania

Hapësirë e përbashkët pune në zemër të Tiranës


Një profesionist i lirë, apo një grup profesionistësh mund të zgjedhin në mënyrë kreative të zhvillojnë punën e tyre në zemër të kryeqytetit. Dutch Hub Tirana, në ish zonën e bllokut, është konceptuar duke krijuar të gjitha facilitetet e një zyre pune.

Sipërmarrësi i këtij biznesi të ri, Ogert Gjata tregon se ambienti do t’u mundësojë kryesisht sipërmarrësve të rinj apo profesionstëve të mund të zhvillojnë punën e tyre por edhe të ndajnë ide e mundësi bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. Një ambient që ofron disa tavolina pune, sallë mbjedhjesh, apo edhe mundësinë për të punuar apo konsumuar diçka në verandë, duket një mundësi relaksuese për pushime. Krahas qerasë mujore, ambienti mund të shfrytëzohet edhe përkundrejt pagesave ditore, apo për aq kohë sa i nevojitet klientit.

Kjo është një praktikë që po ndiqet në disa qytete të Europës. Së fundi, edhe një start up në Itali është prezantuar me idenë e biznesit që po e zhvillon në disa qytete italiane.

Sipërmarrja e re, është një nga bizneset e mbështetura nga Yunus Social Business. Shkelzen Marku, drejtues i saj thotë për Businessmag, se mbështetja ishte në formën e konsulencës, për të bërë të mundur që një ide sipërmarrje e marrë nga jashtë të mund të përshtatej për t’u zhvilluar edhe në tregun shqiptar.

Shikoni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=4Ek9GhEdPsU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0