Tesla, të duhet edhe pak që të konsiderohesh makina më e shpejtë

Tesla, të duhet edhe pak që të konsiderohesh makina më e shpejtë


Javës që shkoi, e gjithë bota u “çmend” nga ato çka Elon Musk prezantoi. Tesla Roadster e re, e aftë të përshpejtojë nga 0 në 100km/h në vetëm 1.9 sekonda. Gjithashtu, ai u shpreh se ajo është aftë të arrijë shpejtësi mbi 400km/h. Kjo, shume larg çdo makine tjetër sot për një çmim prej vetëm $200.000. Por, gjithsesi këto janë vetëm pretendime, sepse asgjë nuk është provuar ende.

Lexoni: Lufta e “Princit të taksive” kunder depërtimit të Uber në Japoni

Elon Musk, një ish pronar i legjendares McLaren F1, duket se harroi se makinat, nuk ecin vetëm drejt.

NIO EP9, është aktualisht makina elektrike më e shpejtë në planet. Ajo e ka provuar këtë duke u bërë makina më e shpejtë në pistën e Nurburgring në Gjermani. Kjo pistë, e ndërtuar thuajse 100 vite më parë quhet ndryshe “The green hell”. Cirkuiti verior i saj apo siç quhet ndryshe Nordschleife, është një nga cirkuitet më të gjatë me gjatësi prej 20.7 km. Ajo konsiderohet si një nga pistat më të vështira në planet, për shkak të relievit, por edhe të kthesave që ajo ka. Vitet e fundit ajo është kthyer në pistën ku të gjitha kompanitë pretendente, testojnë makinat e tyre dhe regjistrojnë kohët, për të argumentuar performancën e tyre pak më mirë.

Lexoni: Android Auto vs. Apple CarPlay. Estetika kundër funksionalitetit

E ndërsa Tesla dhe Elon Musk ende flasin për numra, NIO EP9 ka vendosur një kohë minimale prej 7 minuta e 5.21 sekonda. Një rekord ky për makinat elektrike. Kompania kineze, ndonëse më pak e njohur nga të tjerët, duket se është goxha hapa përpara. Ndërkohë që Tesla, ende nuk ka regjistruar anjë kohë në cirkuite.

Makinat elektrike kanë hasur pak probleme në pistën e lart përmendur për shkak të mbinxehjes së baterive në momente të caktuara. Por, faktet duhet të konsiderohen të gjitha, jo vetëm ato që nevojiten për të bërë një LAJM!

https://youtu.be/j8IscEyYrV0

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0