Pjesë e panelit ishin edhe Dalina Gjiçali; konsulente dhe trajnuese, si edhe Hivzi Jetullahu; partner i kompanisë, për Kosovën. Sipas sondazhit, paga, mbetet një nga motivet kryesore për të kërkuar një punë të re… Vlen të theksohet edhe fakti se gratë vijojnë të paguhen më pak se burrat. Ky është një problem i trajtuar gjerësisht edhe jashtë Shqipërisë, por vendet e Ballkanit mbeten edhe më problematike.
“Çdo njeri lind me ndjenjën se është i vlefshëm. Mënyra se si e bëjmë të ndihet përcakton ecurinë e tij si individ.” Në pjesën më të madhe të rasteve, punonjësit në një kompani shprehen të pakënaqur si pasojë e mosrespektimit të kontratave të punës, oraret overtime dhe të papaguara si edhe mungesën e pushimeve në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare. Sipas z.Pashaj, është e rëndësishme që të punojmë me njerëzit, në mënyrë që ata të ndihen produktivë në punën e tyre. /S.B
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.