Mundësitë e tyre për karrierë janë ndër më të mirat, pjesërisht falë një prej rrjeteve më të mëdha të të diplomuarve në botë; 97% e studentëve gjejnë punë brenda tre muajve të diplomimit, duke marrë një pagese shtesë prej 72%.
Lexoni: 10 UNIVERSITETET MË TË MIRA NË EUROPË
10 vendet e para në renditje tashmë janë të zëna nga shkollat e mëdha dhe prestigjioze amerikane, për të cilat studentët janë të lumtur të paguajnë ekstra. Pagesa mesatare e tyre për shkollim është 134,600 dollarë dhe është rritur shpejt në vitet e fundit.
Punëdhënësit, gjithashtu, janë të gatshëm të paguajnë ekstra për studentët më të mirë. Paga mesatare e tyre ishte 127,300 dollarë, një rritje prej 70% para MBA. Por jeta, ashtu si renditja, nuk është vetëm për para. Pra, ne peshojmë të dhënat sipas asaj që na tregojnë nxënësit se është e rëndësishme.
Katër kategoritë e mbuluara janë: hapja e mundësive të reja për karrierë (35%), zhvillimi personal dhe përvoja arsimore (35%), paga më e mirë (20%) dhe potenciali i rrjetëzimi (10%).
burimi: The Economist
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
